Shqiptari i Microsoft vjen në PowerToHR për të treguar çfarë i pret bizneset! - Business Magazine Albania

Shqiptari i Microsoft vjen në PowerToHR për të treguar çfarë i pret bizneset!

Fatos Ismali, Chief AI Architect në Microsoft po vjen në PowerToHR. Ai është një nga folësit globalë të prezantuar nga samiti më i madh i HR në rajon.

Me mbi një dekadë përvojë në transformimin e organizatave përmes Inteligjencës Artificiale, Fatos Ismali ndihmon ekipet dhe profesionistët të përshtaten dhe të zhvillohen në epokën e Generative AI. Nga udhëheqja e iniciativës Gen AI Path to Production në Microsoft deri te krijimi i Data Science Initiative, ai është fokusuar në kthimin e koncepteve komplekse të AI në njohuri të qarta dhe praktike që nxisin mësimin, lidershipin dhe inovacionin.

Lexo edhe:PowerToHR – 2 ditë, 100+ mënyra për të zgjeruar njohuritë dhe rrjetin tuaj

Në PowerToHR, Fatosi do të ndajë perspektivën e tij mbi transformimin që po sjell Inteligjenca Artificiale në organizata dhe pse pyetja kryesore për bizneset sot nuk është nëse AI do të ndikojë të ardhmen e tyre, por sa shpejt do të arrijnë të përshtaten për të qëndruar përpara.

PowerToHR është samiti më i madh i HR në rajon, që bashkon profesionistë, liderë dhe inovatorë nga Ballkani. Me dy ditë dhe mbi 100 sesione interaktive, ai ofron njohuri nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, mundësi për rrjetëzim profesional dhe diskutime mbi temat kyçe që po formësojnë të ardhmen e punës.

Biletën për këtë samit mund ta siguroni këtu: https://www.powertohr.com/ticket 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0