Shqiptarët të prirur drejt vetëpunësimit, 16.285 biznese të reja janë hapur në 2016 - Business Magazine Albania

Shqiptarët të prirur drejt vetëpunësimit, 16.285 biznese të reja janë hapur në 2016


Viti që lamë pas duket se ka qenë i mbarë për sipërmarrjen, pasi vetëm në kryeqytet janë regjistruar në total 16.285 biznese të reja.

Një numër ky i konsiderueshëm, që tregon dhe tendencën e qytetarëve për të pasur aktivitetin e tyre ekonomik, me qëllim vetëpunësimin dhe punësimin e individëve të tjerë.

Kështu, sipas të dhënave të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës, bëhet me dije se 11.900 biznese të reja të regjistruara gjatë vitit 2016 janë kryesore dhe 4385 biznese janë sekondare.

Numrin më të lartë ndër sipërmarrjet e reja kryesore, e zë biznesi i vogël, ku janë regjistruar rreth 10.475 gjatë vitit që kaloi, ndihmuar kjo edhe nga politika për uljen e taksave për këtë kategori biznesesh.

Ndërsa sa i përket bizneseve kryesore të mëdha, janë regjistruar 1293 ndërmarrje ekonomike gjatë gjithë vitit, 6 aktivitete kryesore VIP dhe 126 biznese të tjera kryesore.

Sa i përket sipërmarrjeve dytësore, pra aktivitete të ndërmarra nga individë që disponojnë një NIPT, numri më i lartë vërehet në regjistrimin e bizneseve të reja dytësore të mëdha me rreth 2189, ndjekur nga bizneset sekondare VIP, me 1602 sipërmarrje të reja dhe në fund renditen bizneset e vogla dytësore, ku gjatë vitit që lamë pas janë regjistruar 585 në total.

Burimi: Shkruar nga Elisabeta Dosku për SCAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0