Shqiptarët nuk po “shumohen”/ Tkurren lindjet në tremujorin e tretë - Business Magazine Albania

Shqiptarët nuk po “shumohen”/ Tkurren lindjet në tremujorin e tretë

Tremujori i tretë i vitit ka shënuar një rënie të ndjeshme të vdekshmërisë. Instat raporton se 5 130 persona kanë humbur jetën në periudhën korrik-shtator, duke u ulur me gati 20% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të shkuar.

Por, sërish niveli i vdekshmërisë vijon të mbetet i lartë krahasuar me një tremujor për parë, por edhe me nivelet e para pandemisë. Në të njëjtën periudhë të vitit normal 2019, ky tregues llogaritej ndjeshëm më i ulët me vetëm 2687 vdekje.

Në 11 qarqe të vendit janë shënuar më pak jetë të humbura se kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2021, ku ai i Kukësit shënon numrin më të ulët të vdekjeve, ndërsa Tirana rezulton qarku me vdekshmërinë më të lartë.

Lexo edhe: Cilat biznese po vuajnë për punonjësit?

Të njëjtin trend në rënie ka ndjekur edhe numri i lindjeve duke u tkurrur me 19.6% krahasuar me tremujorin e tretë 2021, fenomen që është evidentuar në të gjitha qarqet e vendit. 6 172 foshnja kanë lindur në këtë periudhë, mbi 1600 më pak se vjet. Gjirokastra ka regjistruar edhe numrin më të ulët të lindjeve, vetëm 90 foshnja të ardhura në jetë.

Megjithatë, në raport me një tremujor më parë tendenca e lindshmërisë ka qenë pozitive duke regjistruar gati 788 lindje më shumë.

Në tremujorin e tretë shtesa natyrore e popullsisë, pra diferenca mes lindje-vdekje ka rezultuar pozitive, pasi Instat raporton për 1042 lindje më shumë se vdekje në këtë periudhë. Kjo vetëm për gjysmën e qarqeve, pasi në 3 qarqe të tjera vdekjet kanë tejkaluar lindjet, ku Korça rezulton edhe qarku me shtesën natyrore më të ulët, me 139 vdekje më shumë se lindje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0