"Shqiptarët në gjithë botën", podcast-i nga Blerta dhe Endriti sjell në fokus historitë dhe eksperiencat e shqiptarëve rreth botës - Business Magazine Albania

“Shqiptarët në gjithë botën”, podcast-i nga Blerta dhe Endriti sjell në fokus historitë dhe eksperiencat e shqiptarëve rreth botës

podcast

“Shqiptarët në gjithë botën”, me këtë titull vjen podcasti më i ri pranë dëgjuesve. Blerta dhe Endriti, kontributorë të Business Magazine, me profesione shumë interesante, eksperiencë kombëtare dhe ndërkombëtare vijnë së bashku me dëshirën për të sjellë copëza të bukura nga Shqipëria.

Pasioni për radion, komunikimi me njerëzit, kurioz për të mësuar më shumë dhe gjithmonë dëshira për t’u përmiresuar personalisht dhe në profesion sjell bashkë këto dy karaktere të spikatura.

“Të ftuarit janë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Gjatë bisedës do të udhëtojmë së bashku në rrugëtimin e gjithësecilit, vështirësitë dhe arritjet, për çfarë u ka marrë malli më shumë dhe shumë pyetje të tjera. Ndiqini këto episode, sepse do të vizitojmë vende të ndryshme dhe do të takohemi me karaktere të veçanta. Zëra, të cilët përcjellin me ngrohtësi eksperiencat e tyre rreth botës”, thonë themeluesit e Podcast-it.

Për më shumë informacion ndiqini në faqen e Instagram podcast.albania, YouTube Channel.

Ju urojmë suksese dhe le të presim me kuriozitet intervistën e radhës, ku do të jetë vallë?!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0