Shqiptarët kundër vaksinës për COVID-19

Shqiptarët kundër vaksinës për COVID-19

COVID-19

Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë kundër marrjes së një vaksine që do të mund t’i mbronte ata nga virusi i COVID-19.

Në një sondazh të Insitutit të Kërkimeve, IDRA, dilemës së marrjes së vaksinës ose jo kur ajo të jetë gati, të anketuarit i janë përgjigjur me skepticizëm.

Në këtë anketim 54% e njerëzve deklarojë se “më së shumti jo” ose “absolutisht jo”, nuk do e bëjë vaksinën edhe kur ajo të jetë gati. Ndërkohë 19% e tyre janë të vendosur të vaksinohen dhe 18% deklarojë “më së shumti po”, se do e bëjmë vaksinën kur ajo të jetë gati.

Lexoni: Bill Gates kundërshton Trump për terapinë kundër COVID-19

Skeptikët e vaksinës më pas janë pyetur se cilat sipas tyre janë arsyet kryesore të refuzimit të vaksinimit kur ajo të jetë gati. Më shumë se gjysma (53%) i druhen efekteve anësorë të vaksinës, 20% e tyre janë kundra vaksinave në parim, 11% e tyre dyshojë te efektshmëria e saj.

Analisti i të dhënave nga IDRA, Dhimitër Peci tha për Euronews Albania se tek 54 për qind e personave që ishin shprehur kundër vaksinës, vetëm 34 për qind ishin ‘jo’ kategorikisht, ndërsa 20 për qind prej tyre u shfaqën të lëkundur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0