Edhe pse norma e interesit për huatë prej vitesh tashmë është e ulët, konsumatorët e bizneset vijojnë të tregojnë se janë në vështirësi. Kreditë që nuk po kthehen në afat në banka kanë shfaqur sërish një tendencë rritëse muajin e fundit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, niveli i kredive me probleme ndaj totalit të huasë në fund të muajit prill arriti në 13.46 lekë (0.03 pikë përqindje më shumë se një muaj më parë). Pagesat në kohë po bëhen sfidë për individët e bizneset, e njeherazi edhe pengesë për të marrë hua të re. Krahasuar me një vit më parë, totali i kredisë është 0.4% më i ulët se një vit më parë.
Ju mund të lexoni edhe: Kredia vend numëro. “Lufta” e bankave mes fshirjes dhe kredisë së re
Megjithatë duhet teksuar, se një pjesë e mirë e debitorët më të mëdhenj në banka, kanë riparë kontratat me bankat duke I shtrurë në kohë, apo mundësi të tjera pagese (duke dalë nga lista e debitorëve të këqinj). Kjo bëri që huatë me probleme të zbresin nga gati 25% dz vite më parë, në rreth 13.5%.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.