Shqiptarët eksplorojnë tregun aziatik. Marrin pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit në Shangai - Business Magazine Albania

Shqiptarët eksplorojnë tregun aziatik. Marrin pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit në Shangai


Vitet e fundit sipërmarrjet shqiptare kanë zgjeruar gjeografinë e panaireve. Ato po marrin pjesë në panaire ndërkombëtare në Europë, por edhe në tregun më dinamik, atë të Azisë.

Në panairin e Shangait të hapur këto keto dite, vendi përvaqësohet me pjesëmarrjen e katër kompanive: Kantina e Pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Aquila Group”, “Morava” dhe “Natyral ATC”.

Ekspozita e Parë Ndërkombëtare e Importit e Kinës është hapur në fillim të kësaj jave në Shangai. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe presidenti Xi Jinping.

Në këtë panair prezantohen me produktet e tyre 3600 kompani nga 172 vende, rajone e organizata ndërkombëtare.

Kjo ekspozita e parë kombëtare e këtij lloji dhe vjen në një kohë kur lufta tregtare e saj me SHBA është e hapur, pas vendimeve të presidentit Trump, për vendosjen e tarifave marramendëse për prodhimet kineze.

Lexo: Lufta tregtare me Kinën, Apple dhe Ford pritet të rrisin çmimet

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0