Shqipëria tashmë me një sistem funksional online të shërbimeve konsullore - Business Magazine Albania

Shqipëria tashmë me një sistem funksional online të shërbimeve konsullore


Për të gjitha shërbimet konsullore që nga janari 2017 shqiptarët që banojnë jashtë vendit kanë mundësi t’i kryerjnë veprimet online, përmes të asahtuquajturit sistemi SHKO.

Kjo është një platformë elektronike e krijuar nga Ministria e Jashtme për të ofruar procedura të thjeshtësuara dhe me mekanizma mjaft transparente.

Shërbimet që përfshihen në sistemin SHKO janë: asistencë e përgjithshme, çështje që kanë të bëjnë me shtetësinë, aktet e gjendjes civile, akte noteriale si deklarata dhe prokura, vërtetime konsullore, leje kalimi dhe leje transporti të personave, pajisje me vërtetime identiteti, viza, përkthime dhe legalizime.

Për të gjitha këto veprime SHKO ofron avantazhin e kursimit të kohës dhe shpenzimeve të udhëtimit për personat, që kanë nevojë të kryejnë shërbime konsullore. Konsullja pranë Ambasadës së Shqipërisë në Berlin, Belinda Shtylla, sqaron, se këtej e tutje nuk është më e nevojshme paraqitja fizike e personit në ambasadë. Vetëm për veprimet konsullore më sensitive si në rastin e prokurave, personi mund të dërgojë dokumentet e nevojshme nëpërmjet sistemit SHKO e pas kësaj konsulli i lë takim të paraqitet vetëm një herë për të firmosur prokurën.

Sipas konsulles Shtylla në Berlin, “SHKO jo vetëm i lehtëson procedurat, por shkurton edhe kohën e shërbimit dhe rrit cilësinë e transparencën, pasi sistemi i ri ka prioritet uljen e ndjeshme të kostove financiare, përmirësimin e shërbimeve publike si dhe shmangien e pritjes në radhë nëpër përfaqësitë diploamtike. Marrim si shembull rastin e një shtetasi, i cili dëshiron të pajiset me një prokurë nga përfaqësia. Ndërsa më parë shumë shtetas vinin në përfaqësi duke bërë shumë kilometra rrugë nga vendbanimi i tyre pa e pasur dokumentacionin e nevojshëm, tani nëpërmjet SHKO qytetari informohet në mënyrë të detajuar se si kryhet aplikimi.

Nëpunësi konsullor, që ka marrë përsipër përpunimin e kërkesës e njofton shtetasin për mangësitë si dhe i lë një orar paraqitjeje për nënshkrimin e dokumentit të kërkuar p.sh. prokurë apo deklaratë. Por ka edhe disa shërbime të tjera si p.sh. nxjerrja e vërtetimeve, që mund të realizohen edhe pa praninë e personit, por vetëm përmes rrugëve postare.”

Në sistemin SHKO personi i interesuar mund të marrë paraprakisht të gjithë informacionin e detajuar për pajisjen me prokurë, apo dokumente të tjera.

burimi: Pc-World

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0