Kryeministria ka vënë në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtpërdrejt me kryeministrin dhe çdo ministër, duke përdorur telefonin ose kompjuterin tuaj, duke e trajtuaj problemet tek: Shqipëria Që Duam.
Lexo: Ministria e Jashtme: Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Spanjë dhe Arabi Saudite
Në një postim në Facebook kryeministri Edi Rama shprehet:
“Kjo kohë me një vargmal vështirësish e hallesh nga më të ndryshmet, ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm mes individit dhe shtetit, për të adresuar së bashku lloj-lloj problemesh që lindin në jetën e përditshme të njerëzve”.
Nga sot ju keni në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtëpërdrejt me kryeministrin dhe çdo ministër, duke përdorur telefonin ose kompjuterin tuaj, duke e adresuar hallin tek: Shqipëria Që Duam.
“Skuadrat speciale e platformës së bashkëqeverisjes është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim tuajin tek unë dhe ministrat, që do të lëvizim me shpejtësi për zgjidhjen e çdo halli të mundshëm”, u shpreh kryeministri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto