Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas konsultimeve me autoritetet spanjolle, informon gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Spanjë, se pezullohen të gjithë procedimet administrative përgjatë gjendjes së emergjencës, për shkak të COVID-19.
Lexo: COVID-19, Humb jetën 43-vjeçari, shkon në 5 numri i viktimave
Si rrjedhojë, të gjithë shtetasit e huaj, që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës nuk do të preken gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme dhe po ashtu nuk do të ketë sanksione për tejkalimin e afateve të qëndrimit.
Në kuadër të masave parandaluese të ndërmarra nga Mbretëria e Arabisë Saudite për pengimin e përhapjes së Covid-19, autoritetet saudite njoftojnë se çdo person që vjen nga jashtë për të hyrë në territorin e Mbretërisë, do t’i nënshtrohet masave mbrojtjese që ka vendosur Mbretëria për të parandaluar përhapjen e virusit, procedurë kjo që parashikon edhe izolimin.