Sipas statistikave të përllogaritura nga Google Trends, Shqipëria është një nga vendet që interesohet më së shumti për rrjetin social Instagram.
Në vend të parë renditet Azebaijani, i pasuar nga rajoni i Kosovës.
Përsa i përket nënrajoneve, numri më i madh i përdoruesve ndodhet në Kukës. Më pas Dibra dhe Shkodra, duke e lënë kështu qytetin e Tiranës në vendin e 11, për numrin më të ulët të kërkimeve në Instagram.
Temat që kërkohen më shumë janë modelet dhe përkatësisht lista ka përzgjedhur tre prej këtyre emrave të njohur:
- modelen e njohur shqiptare: Almeda Abazi
- një bloggere amerikane: Bethany Mota
- aktoren turke: Songül Öden
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto


