Shqipëria në sytë e Marie-Laure Hauters- Energji, sfida dhe mundësi të jashtëzakonshme për inovacion! - Business Magazine Albania

Shqipëria në sytë e Marie-Laure Hauters- Energji, sfida dhe mundësi të jashtëzakonshme për inovacion!

Nga Fatima Gorezi – Çfarë e bën Shqipërinë kaq të veçantë në sytë e të huajve? Për disa është natyra, për disa të tjerë mikpritja, kurse për një mentore ndërkombëtare të startup-eve si Marie-Laure Hauters, është kombinimi unik i qëndrueshmërisë, talentit dhe ambicies që i dallon shqiptarët. Në një rrëfim të sinqertë, ajo tregon për përvojën e saj në vendin tonë: nga emocionet e para kur mbërriti me pritshmëri modeste , deri te surprizat e bukura që i solli ballafaqimi me njerëzit, kultura dhe energjia e sipërmarrësve shqiptarë. Intervista sjell reflektime mbi forcën dhe dobësitë e ekosistemit të inovacionit, këshilla për themeluesit e rinj, gabimet që shpesh përsëriten dhe tregon se pse gratë sipërmarrëse janë një shtysë e domosdoshme për ndryshim.

Ju flisni me tone pozitive dhe shumë entuziaste për Shqipërinë, çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje për vendin, njerëzit dhe kulturën tonë?

Për të thënë të vërtetën, para se të vizitoja për herë të parë Shqipërinë majin e kaluar, nuk e dija çfarë të prisja. Kisha shumë ide, paragjykime në mendje ( në më të shumtën të këqija)… dhe shumë shpejt kuptova se nuk kisha qenë kurrë më shumë gabim.

Ajo që më bëri më shumë përshtypje këtu është kombinimi i qëndrueshmërisë dhe të qenit i hapur. I shoh shqiptarët kureshtarë, ambiciozë, bujarë, të zotë dhe punëtorë. Që ditën e parë, gjithashtu vura re një ndjenjë të fortë mikpritjeje dhe mirënjohjeje, gjë që e bën bashkëpunimin jo vetëm të lehtë dhe të sinqertë, por edhe të këndshëm dhe shpërblyes. Për më tepër, nuk takova vetëm sipërmarrës në akseleratorin e startup-eve ku po mentoroja, por anembanë vendit, në forma të ndryshme. Të gjithë ndanin të njëjtat tipare: njerëz të etur për të ndërtuar ura dhe që vlerësojnë thellësisht marrëdhëniet; më pëlqeu shumë ajo përzierje ngrohtësie dhe vendosmërie.

Sa i përket vetë vendit, Shqipëria është afërsisht sa Belgjika, prej nga vij unë dhe më ka habitur pasuria e peizazheve dhe larmishmëria e aktiviteteve që ofron. Deri tani, kam kaluar rreth 6 javë në Shqipëri dhe kam pasur mundësi të eksploroj zona të ndryshme të vendit… dhe vazhdoj të rikthehem për të parë më tepër.  Nga ecjet në Alpet Shqiptare, te lundrimi nëpër liqene mahnitëse, zhytja në lumenj malorë të akullt, eksplorimi i qyteteve të trashëgimisë së UNESCO-s si Berati e Gjirokastra, vizitimi i plazheve me rërë të veriut pasi u dashurova me bregdetin shkëmbor të jugut… Sigurisht, asnjë vend nuk është i përsosur, por çdo udhëtim ka qenë vërtet i veçantë, dhe ende nuk jam ndalur. (Buzëqesh)

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0