Shqipëria kryeson në rajon për politikat me bazë gjinore, mbi 50 miliardë lekë fonde këtë vit - Business Magazine Albania

Shqipëria kryeson në rajon për politikat me bazë gjinore, mbi 50 miliardë lekë fonde këtë vit

politikat me bazë gjinore

Nga Aurora Sulçe, fastnewsalbania

Buxhetimi gjinor po konsiderohet një prioritet nga qeveria shqiptare. Kjo jo vetëm në deklarata publike, por në fondet që akordohen çdo vit nga buxheti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se financimet për buxhetimin gjinor kanë ardhur në rritje që prej vititi 2015. Kjo falë edhe asistencës së ofruar nga UN Women për të identifikuar dhe asistuar projekte, që realisht japin rezultatet të prekshme në buxhetimin gjinor.

Sipas të dhënave, në vitin 2015, fondet për buxhetimin gjinor vlerësoheshin në 4.8 miliardë lekë. Ato u rritën në mbi 7.8 miliardë lekë në periudhën 2016-2018 dhe më tej në mbi 15.1 miliardë lekë në fund të 2019-ës. Edhe në vitin 2020, sic duket nga grafiku, fondet nga buxheti I shtetit për buxhetimin gjinor mbetën në nivelin e 15.1 miliardë lekëve, për t’u dyfishuar deri në 38.2 miliardë lekë në fund të 2021-it.

Financimet nga buxheti pësuan një tjetër rritje të ndjeshme këtë vit dhe deri në fund të 2022-it parashikohet që të shpenzohen në funksion të buxhetimit gjinor mbi 50 miliardë lekë. Në harkun kohor të 7 viteve, fondet për buxhetimin gjinor janë rritur me mbi 45.2 miliardë lekë.


“Referuar dokumentit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2022-2024 faza II, falë asistencës të ofruar, janë identifikuar dhe më tej janë asistuar me qëllim integrimin e parimeve të buxhetimit gjinor, në total në 47 programe buxhetore. Në total, në buxhetin e vitit 2022 u parashikuan mbi 50 miliardë lekë ose rreth 490.1 milionë dollarë për të mbështetur politikat me bazë gjinore”, shprehen burime zyrtare nga Ministria e Financave.

Lexo: Me përfundimin e Spark.me 2022, presim që dikush të fluturojë në Spark.me 2023


Sipas përllogaritjeve, kjo shifër përbën rreth 9% të totalit të shpenzimeve buxhetore për këtë vit. Edhe në rast se do t”i referoheshim këtij raporti, sërish duket qartazi mbështetja buxhetore në rritje për politikat gjinore. Për këto të fundit, në vitin 2015 janë dhënë fonde vetëm sa 1% e totalit të shpenzimeve buxhetore, ndërsa aktualisht fondi ka arritur në 9% të totalit të shpenzimeve buxhetore, duke qenë ndër më i larti në rajon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0