Shqipëria jashtë Listës Gri të FATF/MoneyVal - Business Magazine Albania

Shqipëria jashtë Listës Gri të FATF/MoneyVal

NAREA, brenda një periudhe të shkurtër që nga krijimi, ka arritur që të jetë poli përfaqësues i sektorit të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme (Real Estate), duke kontribuar në mënyrë aktive jo vetëm në funksion të vlerësimit pozitiv dhe daljes së vendit nga “Lista Gri”, por edhe më gjerë se kaq, duke përçuar në organet përkatëse shqetësimet e sektorit, vlerësimet e tregut, cënueshmëritë dhe pikat e forta të këtij sektori.

I gjithë angazhimi ka shkuar dhe shkon në funksion të bashkëpunimit mes aktorëve kyç publik e privat, pa të cilët nuk ka zhvillim dhe arrije të qëndrueshme. Dalja nga Lista Gri e ndihmon mobilitetin dhe qëndrueshmërinë e tregut të Pasurive të Paluajtshme, duke rritur shpejtësinë e kryerjes së transaksioneve si dhe bërë vendin me tërheqës për investime të huaja cilësore në këtë fushë, gjithnjë në përputhje me legjislacionin parandalues të pastrimit të parave.

Nëpërmjet këtij vlerësimi pozitiv, vijnë dhe incentivat për shëndoshjen e ekonomisë shqiptare nëpërmjet flukseve legjitime në sektorët e Real Estate dhe atë të Turizmit, duke rritur kështu ecurinë drejtë qëndrueshmërisë në këtë trend pozitiv të luftës ndaj pastrimit të parave. Sektori i Pasurive të Paluajtshme, së bashku me sektorë të tjerë, të lidhur mes tyre ngushtësisht, është thelbësor në ekonominë e Shqipërisë dhe do të vazhdojë të jetë promotor zhvillimi.

Lexo edhe:Automotive Fair Albania, mjetet taxi nevojitet të jenë mjetet më comfort

NAREA është organizata e biznesit të Ndërmjetësuesve të Pasurive të Paluajtshme, një aktor lider në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, duke qenë e vetmja organizatë e tillë në vend, dhe më e madhja ndër organizimet profesionale dhe ato të sipërmarrjes, me mbi 500 anëtarë, por gjithashtu edhe në rolin e promovuesit të praktikave të biznesit bazuar mbi etikën dhe rregullimin ligjor në fuqi.
NAREA, organizatë me shtrirje kombëtare dhe ndërkombëtare, është anëtare me të drejta të plota të dy organizmave më të rëndësishëm global në sektorin e real estate, e NAR (NATIONAL ASSOCIATION OF REALTORS®) me prezencë në Washington DC, USA dhe CEPI (Rrjeti Evropian i Profesionistëve të Real Estate) me seli në Bruksel, pranë Komisionit Evropian.
Misioni i tyre, është rritja e imazhit të figurës së Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme, në nivele të larta etiko-profesionale dhe në respektim të parashikimeve ligjore, nëpërmjet edukimit dhe fuqizimit të çdo anëtari në NAREA.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0