Shqipëria gati për të marrë Eurobondin e ri. Ministrja Ibrahimaj njofton vendimet e qeverisë - Business Magazine Albania

Shqipëria gati për të marrë Eurobondin e ri. Ministrja Ibrahimaj njofton vendimet e qeverisë

delina ibrahimaj

Ministrja Delina Ibrahimaj në përfundim të mbledhjes së qeverisë ka prezantuar tre vendimet kryesore që janë marrë në lidhje me ekonominë e vendit.

Minsitria e Financave ka bërë me dije se vendi ynë do të marrë sërish një eurobond në tregjet ndërkombëtare në vlerën e 500 milionë eurove, një pjesë e të cilave do të përdoret për shlyrjen e borxheve dhe pjesa tjetër për investime. Ministrja njoftoi se Shqipëria është gati për të dalë për një Eurobond në fund të muajit Tetor, për të siguruar një huamarrje, të nevojshme për mbështetje buxhetore.

Më tej ajo bëri me dije se është finalizuar një nga marrëveshjet e nënshkruara për nismën “Open Balkan”, që prek në mënyrë direkte importet dhe eksportet.

Ndërsa projektvendimi i tretë lidhet me dhënien me qira të një sipërfaqeje në Vlorë, një projekt mjaft madhor që do të ndihmojë edhe turizmin në Shqipëri.

Ibrahimaj theksoi se ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim, duke shtuar se pagat janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten sipas programit të paraqitur për katër vitet e ardhshme.

Delina Ibrahimaj: Siç u bë e ditur sot, Këshilli i Ministrave miratoi një projektvendim të veçantë, ligjet me projektligjin e Eurobondit. Ky ligj është në mbështetje të detyrave të financës për garantimin e financimet për mbështetjen e buxhetit. Eurobondi nuk është një proces që fillon këtë vit për herë të parë, por është e pesta herë që Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare për të marrë fonde në monedhë të huaj. Ky ka qenë një test për tregjet ndërkombëtare dhe kredibilitetin e qeverisë për të financuar bondin e qeverisë. Ndër vite, që prej herë së parë, vlera e financuar ka ardhur në rritje, gjithashtu edhe interesi i Eurobondit ka ardhur në ulje. Ndër vite ne kemi krijuar një ekonomi më të qëndrueshme për tregjet. Këtë vit Eurobondi pritet të emëtohet në vlerën nga 500 deri 700 mln euro. Do të jemi gati për të dalë në treg në fund të muajit Tetor ose fillim nëntori. Jemi duke ndjekur të gjitha procedurat dhe të jemi gati për të emetuar Eurobondin në momentin më të parë, kur tregjet do të ndikojnë që normat e interesit janë të ulëta. Sigurisht që tregjet këtë herë kanë pasur problematike për shkak të krizës energjetike, apo sinjaleve nga ekonomia globale për tkurrje të politikave monetare. Kushtet janë të favorshme për të dalë brenda këtij viti në Eurobond me qëllim garantimin e huamarrjes. Huamarrja do të merret për të financuar një pjesë të buxhetit, një pjesë për mbështetje të arsimit, infrastrukturë etj, do të mbetet edhe për vitin tjetër.

Kemi miratuar dy projektvendime të tjera. Njëra lidhet me nismën ‘Open Balkans’, iniciative mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë. Do të ndiqet nga një plan masash që do të garantojë lëvizje të lirë të mallrave, kjo vjen si suport i subjekteve që operojnë në Shqipëri dhe tregtojnë me këto vende. Synojmë ta hapim në të gjithë vendet e CEFTës.

I treti lidhet dhënia me qira të një sipërfaqeje në Vlorë, është një projekt madhor që do të zhvillojë turizmin.

Ne prej dy javësh kemi pasur diskutime të nivelit teknik kryesisht. Ndajmë një mendim që ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim dhe ka treguar stabilitet. Dhe gjithashtu i ka potencialet për të përballuar krizën energjetike. Nuk ka pasur ende rritje të normës së interesit. Ka pasur disa rritje të çmimeve. Pagat janë rritur dhe do vazhdojnë të rriten sipas programit të paraqitur për katër vitet e ardhshme

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0