Shqipëria është vendi më i lirë në Europë për të investuar - Business Magazine Albania

Shqipëria është vendi më i lirë në Europë për të investuar


Shqipëria është vendi më i lirë në Europë për të investuar. Sipas të dhënave krahasuese, investimi në Shqipëri kushton sa 55% e vlerës mesatare të vendeve të Bashkimit Europian.

Në llogaritjen e kostos së investimit, Eurostat përfshin llojet kryesore të investimeve, duke filluar nga ndërtimi, punimet inxhinerike, blerjen e makinerive dhe pajisjeve dhe deri te transporti, mjetet e prodhimit apo programet kompjuterike.

Mbështetur në të gjithë këta tregues, ndërtohet një indeks për secilin vend ku si vlerë referencë apo 100, merret niveli mesatar i Bashkimit Europian. Nëse një vend e ka indeksin e kostos të investimit mbi 100, atëherë investimi aty kushton më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian, ndërkohë, sa më poshtë vlerës 100 të jetë ky indeks, aq më i lirë është një vend për të investuar.

Në këtë renditje, Shqipëria ka rezultuar më e lirë se vendet e tjera të rajonit. Vendi më i afërt, vetëm një pikë sipër Shqipërisë, është Maqedonia, ku indeksi i kostos së investimit është 56.

l

Më lart qëndrojnë Turqia me 58, Bosnja me 59, Mali i Zi me 64 dhe Serbia me 66. Kosto e ulët e investimit mund të japë një avantazh relativ konkurrues ndaj vendeve të tjera, megjithatë, jo gjithmonë ky është faktori më i rëndësishëm në vendimmarrjen e një investitori.

Përgjithësisht, kostot më të ulëta të investimit janë tipike për vendet me rrezik më të lartë, që mund të lidhen me një stabilitet më të brishtë ekonomik, social apo politik; risku në vetvete kompenson në rritje koston e ulët fillestare të investimit.

Jo rastësisht, sipas renditjes së Eurostat, kostot më të larta të investimit janë në vendet me standarde më të larta ekonomike dhe sociale. Kryeson Norvegjia, ku indeksi është 145, e ndjekur nga Zvicra, Islanda dhe Suedia.

/Scan-tv.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0