Shqipëria, kështjella dhe shpella
Nga plazhet e Vlorës në jug të Shqipërisë, turistët mund të udhëtojnë me varkë nga gadishulli i Karaburunit, më i madhi në vend. Shrihet në pjesën perëndimore të kanalit të Otrantos, aty ku deti Adriatik takohet me detin Jon.Turistët mund të eksplorojnë gadishullin, i cili është i mbushur me gjire natyrore dhe shpella. Një vizitë në shpellën e piratit Haxhi Aliu, që daton në shekullin e 16-të është një domosdoshmëri, ndërsa gjiri i Gramës ofron plazhe me ujë të kristaltë.
Pak kilometra nga brigjet e qytetit të Himarës, turistët mund të vizitojnë kështjellën e Ali Pashë Tepelenës që gjendet në Porto Palermo. Mendohet se kështjella është ndërtuar në periudhën veneciane, në shekullin e 17-të dhe është përdorur në shekullin e 19-të nga Ali Pashë Tepelena, një pasha shqiptar i periudhës otomane, i cili qeverisi pjesën më të madhe të jugut të Shqipërisë dhe pjesën veriore të Greqisë. Kështjella është e hapur për turistët dhe nga tarraca e saj mund të shijohet një pamje e mrekullueshme e detit Jon.
Renditja më pas vazhdon me fshatrat e vjetër të Bosnjës, ujërat e Bullgarisë, ishujt e fshehur të Kroacisë, me pasurinë e Kosovës. Ku një nga vendet që rekomandohet më shumë nga Insider është edhe kalaja e Prizrenit, e njohur ndryshe edhe si kalaja e Dushanit. Më pas vazhdohet me liqenin e Ohrit në Maqedoni, me vendet e fshehura të Malit të Zi e me Rumaninë.
burimi: ekonomia
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto