Shqipëria dhe Kosova me treg të përbashkët. Kompania greke fiton tenderin për funksionimin e Bursës Shqiptare të Energjisë - Business Magazine Albania

Shqipëria dhe Kosova me treg të përbashkët. Kompania greke fiton tenderin për funksionimin e Bursës Shqiptare të Energjisë

Shqipëria dhe Kosova tanimë do të kenë bursën e tyre të energjisë, në të cilën kompanitë publike, bizneset dhe ndërmjetësit do të kenë mundësinë të sheshin dhe blejnë energjinë në tregun e lirë.

Dy vendet ishin të vetmet në rajon, të cilat nuk kishin një bursë funksionale energjie dhe për këtë arsye cmimet e blerjes së energjisë si referencë merreshin nga Bursa Hungareze.

Tenderin për ofrimin e platformës elektronike të tregtimit e ka fituar një konsorcium grek. Bëhet fjalë për kompanitë HELLENIC ENERGY EXCHANGE S.A (Bursa Greke e Energjisë), ENEX CLEARING HOUSE (Kompania për platformën e rakorim/ likuidimit financiar) dhe HELLENIC EXCHANGES – ATHENS STOCK EXCHANGE S.A(Bursa e Titujve e Greqisë).

Lexo edhe: Energjia, do të rishikohet kompensimi për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit

Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) është publikuar njoftimi, ku rezulton se me një ofertë prej 220 milionë lekësh bashkimi i tre operatorëve nga shteti fqinj është fituesi. Mbyllja e procedurës rezulton të jetë bërë më 13 Dhjetor 2021 kur është bërë edhe njoftimi drejtuar konsorciumit.

Shqipëria e themeloi bursën e saj para dy vitesh, por ajo nuk ishte aktive sepse nuk kishte platformën elektronike të tregtimit, e cila tashmë do të mundësohet nga kompania fituese. Po kështu do të asistojë në krijimin e një strukture më të përshtatshme si dhe këshillimin mbi rregullat e tregtimit. Ofruesi i shërbimit do të garantojë që ALPEX sipas modelit europian të organizojë tregun e ditës në avancë dhe brenda të njëjtës ditë si fillim për tregun e Shqipërisë dhe më pas bashkimin e tregjeve shqipëri Kosovë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0