Shqipëria dhe Hollanda, mundësi bashkëpunimi ekonomik mes tyre - Business Magazine Albania

Shqipëria dhe Hollanda, mundësi bashkëpunimi ekonomik mes tyre


Shqipëria dhe Hollanda po shikojnë mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik. Në kuadër të rritjes së partneritetit mes bizneseve të të dyja vendeve, u zhvillua në Tiranë, seminari “Mundësitë e bashkëpunimit Hollandë-Shqipëri në sektorin e tekstilit dhe lëkurë-këpucës”.

Seminari u organizua me mbështetjen e ambasadës Hollandeze në Tiranë, në bashkëpunim me CSR Hollandë, MVO Nederland dhe AIDA-n si partneri kryesor shqiptar mbështetës në këtë projekt.

Ambasadorja hollandeze në Tiranë, Dewi van de Weerd, vlerësoi bashkëpunimi me AIDA-n në vitet e fundit, me qëllim krijimin e lidhjeve tregtare mes bizneseve të të dyja vendeve.

Në vijim të këtij aktiviteti, përfaqësuesi i AIDA-s, Pellumb Qosej, bëri një prezantim të sektorit të Tekstil – Konfeksionit, klimës së favorshme të investimeve në këtë sektor për bizneset hollandeze dhe mundësive për investime të reja në vendin tonë. Gjithashtu, një theks të veçantë iu dha rolit të AIDA-s në mbeshtetje të këtij sektori dhe fondeve që ajo menaxhon.

Gjatë aktivitetit u organizuan takime në formatin B2B mes 12 bizneseve hollandeze që aktivitetin e tyre e kanë të lidhur me tekstil – konfeksionet, lëkurë, këpucën, dizajnin dhe teknologjisë së modës, marketing etj dhe rreth 20 sipërmarrësve shqiptar të këtij sektori, duke zgjeruar mundësitë për bashkëpunim mes tyre.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.”
— Robert Kiyosaki
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0