Shqipëria del sot në tregjet ndërkombëtare për të marrë 500 milionë euro hua - Business Magazine Albania

Shqipëria del sot në tregjet ndërkombëtare për të marrë 500 milionë euro hua


Për herë të tretë, sot qeveria shqiptare del në tregjet ndërkombëtare për të marrë hua. Drejtues të ministrisë së Financave thonë se për rreth një javë resht ka pasur takime intensive me investitorë në disa prej qendrave kryesore financiare europiane.

Përmes normës së interesit me të cilën pritet të finalizohet financimi, ekonomia dhe financat e vendit marrin edhe notën nga ndërkombëtarët për besueshmërinë që ekonomia jonë pasqyron tek ata.

Lexo: Ministri i Financave: Eurobondi, element kyç në zhvillimin e ekonomisë

Nga emetimi i Eurobondit, huaja e pritshme është 500 milionë euro. Afati për shlyerjen pritet të jetë 5-7 vjet.

Huaja e marrë përmes Eurobondit do të përdoret për të plotësuar nevojat e buxhetit për financim. Ndërkohë, gati gjysma e shumës (200 milionë euro) parashikohet të shkojë për mbylljen e Eurobondit të mëparshëm marrë në vitin 2015.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0