Shqipëria del nga harta e kuqe e COVID në botë, rregullat për udhëtimet verore në BE - Business Magazine Albania

Shqipëria del nga harta e kuqe e COVID në botë, rregullat për udhëtimet verore në BE

Shqipëria ka dalë nga na zona e kuqe e hartës së COVID në botë. Në hartën që tregon shpërndarjen e koronavirusit në botë në kohë reale, e publikuar nga “The New York Times”, Shqipëria shihet e ngjyrosur me të verdhë, që tregon për një rënie të numrit të infeksioneve me COVID, ku vendet e ngjyrosur me të kuqe dhe vishnje, janë ato ku situata me pandeminë është e rëndë.

E në fakt që prej javësh tashmë, në vend është vënë re një përmirësim i dukshëm i situatës me pandeminë, ku ka një rënie të numrit të infeksioneve ditore e po ashtu edhe fataliteteve. Një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë është vaksinimi, një proces që në Shqipëri ka ecur me ritme mjaft të shpejta.

Me afrimin e verës, Bashkimi Evropian po përpiqet të bëjë rregulla të unifikuara për qytetarët e BE-së që udhëtojnë brenda bllokut dhe për qytetarët e vendeve të treta që duan të vizitojnë miq e të afërm në BE, ose të bëjnë pushime në Alpe apo Mesdhe. Kur bëhet fjalë për pasaportën e vaksinës të vetë BE-së, e quajtur “certifikata e gjelbër digjitale”, procedurat po vazhdojnë, edhe pse ngadalë.

Pasaporta u propozua këtë pranverë nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti dhe Këshilli Evropian, që përfaqësojnë të 27 vendet anëtare të BE-së, u dakorduan për mandatet e tyre përkatëse negociuese. Tri institucionet tani duhet të hartojnë tekstin përfundimtar legjislativ. Takimi i parë u zhvillua më 3 maj, ndërsa takime të tjera pritet të mbahen në ditët dhe javët e ardhshme.

Për certifikatat e vaksinës, ideja është të krijohet një rregullore e përbashkët në të gjithë Bashkimin Evropian, që siguron përsëri lirinë e udhëtimit brenda zonës Shengen. Por, ka ende disa çështje të mëdha të pazgjidhura.

Parlamenti, për shembull, dëshiron teste falas për COVID për ata që nuk janë vaksinuar ose nuk duan të vaksinohen – gjë të cilën shtetet anëtare nuk janë të etura ta bëjnë, për shkak të mungesave të fondeve si pasojë e pandemisë.

Por, çështja më e madhe kontestuese mund të rezultojë nëse eurodeputetët këmbëngulin që certifikata të nënkuptojë se nuk ka më kufizime shtesë, të tilla si testime shtesë ose karantina të mundshme nga vendet anëtare.

Qeveritë e shumë vendeve anëtare të BE-së, nga frika e varianteve të reja të koronavirusit, besojnë se duhet të varet nga to që të vendosin nëse do ta përdorin certifikatën për të hequr kufizimet ose jo. Për hapjen e kufijve të jashtëm të BE-së, shumë varet nga ajo se sa turistë i duan vendet anëtare – dhe nga ku.

Disa mund të insistojnë në masa reciprociteti, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, dhe mund të ketë kritere të tjera, si testimet dhe nivelet e pozitivitetit. Shtetet anëtare, ashtu si në rastin e certifikatave të vaksinave, mund të rezervojnë të drejtën për të vendosur karantina ose testime shtesë.

Për të kufizuar rrezikun e importimit të varianteve të reja të koronavirusit, Komisioni Evropian propozoi gjithashtu të ashtuquajturën “frenë urgjente”, që do të mundësonte vendosjen e kufizimeve të shpejta të udhëtimit për vendet ku situata shëndetësore përkeqësohet ndjeshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0