Shqipëri-Kosovë, pritet unifikim doganor - Business Magazine Albania

Shqipëri-Kosovë, pritet unifikim doganor


Mes Kosovës dhe Shqipërisë pritet të nënshkruhet një marrëveshje për unifikimin doganor në mbledhjen e ardhshme të përbashkët të dy qeverive, që do të mbahet në Pejë në fund të këtij muaji.

Marrëveshja pritet të nisë të zbatohet që në fillim të vitit 2019 kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës për Europa e Lirë.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, tha se dy qeveritë janë në fazat e fundit të harmonizimit të dokumentacionit të nevojshme për mallrat që qarkullojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të mundësojë uljen e numrit të dokumentave të nevojshëm në doganë dhe të njihen në mënyrë reciproke dokumentet e të dyja shteteve.

“Qëllimi është që të harmonizohen të gjitha këto procedura, të eliminohet kontrolli i dyfishtë që kemi pasur dhe e kemi ende deri në hyrjen në fuqi të këtij protokolli. Paralelisht, jemi duke punuar që Zyrën Doganore në Durrës, ta avancojmë dhe të harmonizohet komplet me këtë protokoll dhe të harmonizohet me procedurat e reja që do të aplikohen në vendkalimin doganor, Morinë- Vermicë”, tha Rafuna.

Lexo: Grupi Balfin edhe në minierat e Kosovës. Blen kompleksin e ferrokromit të Drenasit

Përpjekjet e dy qeverive për rritjen e tregtisë mes dy vendeve kanë qenë të dukshmë këto vite, të paktën në nivel politik. Por niveli I tregtisë mes dy vendeve mbetet ende larg pritshmërive dhe pengesat për produkte të caktuara shfaqen herë pas here.

Vetë shoqatat e biznesit, thonë nga ana tjetër, se tregtia rrezikon të frenohet me vendosjen e tarifës së qarkullimit në Rrugën e Kombit.

www.evropaelire.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0