Shqetësimet e biznesit. Ministria e Financave angazhohet të përmirësojë klimën e investimeve - Business Magazine Albania

Shqetësimet e biznesit. Ministria e Financave angazhohet të përmirësojë klimën e investimeve

klimë e investimeve

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është angazhuar të hartojë një plan pune për përmirësimin e klimës së investimeve në vend. Ky plan do të hartohet bazuar në rekomandimet e komunitetit të biznesit dhe problematikave të evidentuara gjatë tryezave me biznesin dhe takimeve të ndryshme të punës.

Këtë e theksoi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në mbledhjen e parë të zhvilluar për këtë vit të Këshillit të Investimeve, ku u prezantuan shtyllat kryesore të ndërhyrjes së MFE për përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në vendin tonë.

“Ne e shohim si shumë të rëndësishëm komunikimin me biznesin. Unë personalisht si ministre jam shumë e angazhuar për tryeza me biznesin, të detajuara e specifike, ku të ulemi sa më shpesh me pjesëmarrjen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në mënyrë që të arrijmë bashkërisht të zbatojmë ato reforma që qeveria ka ndërmarrë dhe ka për vizion të ndërmarrë në të ardhmen”, tha Ibrahimaj.

Ministrja informoi se janë gjithsej 194 rekomandime, të cilat janë kategorizuar në 27 tema të identifikuara dhe që përfshijnë 10 ministri, Bankën e Shqipërisë dhe disa institucione varësie.

Disa prej temave të rekomandimeve janë: legjislacioni tatimor, fiskalizimi, kuadri rregullator bankar, tregtia elektronike, ligji i falimentit, tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi mbi fitimin, lufta kundër informalitetit, mbrojtja e makrave tregtare, investimet e huaja direkte, etj.  Për një pjesë të rekomandimeve ka nisur puna për reflektimin e tyre, pasi janë identifikuar edhe në punën e përditshme të MFE, si fiskalizimi, tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi mbi fitimin apo lufta kundër informalitetit.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se gjatë muajit shkurt do të organizohen takime me përfaqësues të ministrive dhe përfaqësues nga shoqatat e biznesit, sipas temave të veçanta, në mënyrë që të analizohen të gjitha rekomandimet.

“Synojmë që të hartojmë planin e punës në fillim të muajit mars dhe të kemi një zbatim të tij deri në fund të muajit qershor. Me zbatim mund të konsiderohet dhe hartimi i propozimit ligjor dhe konsultimi i këtij propozimi ligjor, me qëllim që rekomandimi të zbatohet”, tha Ministrja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0