Shpeshtësia e sulmeve DDoS ka ditë dhe orë të caktuar - Business Magazine Albania

Shpeshtësia e sulmeve DDoS ka ditë dhe orë të caktuar


 

Sulmet multivector dhe ato cloud janë rritur gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, sipas Link11. Ndarja e sulmeve multivector – të cilat targetojnë dhe keqpërdorin disa protokolle – u rrit ndjeshëm nga 46% në tremujorin e parë, në 65% në tremujorin e katërt.

Amplifikimi DNS, teknika më e përdorur për sulmuesit DDoS

Amplifikimi DNS ishte teknika më e përdorur për sulmuesit DDoS në vitin 2019, pasi u gjet në një të tretën e të gjitha sulmeve. Sulmuesit shfrytëzuan servera të pasigurtë DNS, nga të cilët kishte mbi 2.7 milionë në të gjithë botën deri në fund të vitit 2019, sipas Open Resolver Project.

Gjerësia e brezit mesatar të sulmeve po pëson rritje

Gjerësia e brezit mesatar të sulmeve vazhdon të rritet me më shumë se 150% brenda katër viteve, duke arritur në 5 Gbps në vitin 2019, nga 2 Gbps në vitin 2016. Gjithashtu, vëllimi maksimal i sulmit gati është dyfishuar në krahasim me vitin  2018; nga 371 Gbps në 724 Gbps.

Sulmet në serverët e korruptuar po pëson rritje

Përqindja e sulmeve DDoS që përfshinin servera të korruptuar ishte 45% midis janarit dhe dhjetorit; kjo është një rritje prej 16% për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përqindja u rrit në 51% gjatë gjashtë muajve të fundit të 2019-ës.

Numri i sulmeve të gjurmuara të ofruesit e-cloud ishte afërsisht në përpjesëtim me pjesën e tyre relative të tregut, me më shumë raste të serverave të korruptuar të regjistruara për AWS, Microsoft Azure dhe Google Cloud.

Sulmi më i gjatë i DDoS zgjati 6459 minuta; më shumë se 100 orë.

Sulmet e DDoS përqendroheshin rreth fundjavës dhe mbrëmjeve

Të dhënat treguan se shpeshtësia e sulmeve DDoS varet nga dita e javës dhe ora e ditës, me shumicën e sulmeve të përqëndruara rreth fundjavës dhe mbrëmjeve. Shumica e sulmeve u regjistruan të shtunave, dhe mes orës 4 pas mesnatës, gjatë ditëve të javës.

Ekzistuan gjithashtu një numër vektorësh të rinj të amplifikuar, të regjistruar nga LSOC vitin e kaluar, duke përfshirë WS-Discovery, Apple Remote Management Service dhe amplifikimin TCP, me sulme të regjistruara për këtë të fundit, të cilat u dyfishuan në krahasim me gjashtë muajt e parë të vitit.

LSOC gjithashtu pa një rritje të sulmeve “carpet bombing” në pjesën e fundit të vitit 2019, që përfshin një përmbytje të sulmeve individuale që njëkohësisht synojnë një subnet të tërë ose CIDR block që përmban mijëra hoste.

Kjo metodë popullore përhap trafikun e manipuluar të të dhënave nëpër sulme dhe IP të shumta. Vëllimi i të dhënave të secilës është aq i vogël sa qëndron nën radar dhe prapëseprapë, brezi i kombinuar ka kapacitetin e një sulmi të madh DDoS.

HELP NET SECURITY

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0