Shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe ngrihet Komiteti Kombëtar për Rindërtimin - Business Magazine Albania

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe ngrihet Komiteti Kombëtar për Rindërtimin


Mbi 24 orë pas tërmetit tronditës, Qeveria Shqiptare zhvillon një mbledhje të jashtëzakonshme.

Kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për zonën Tiranë-Durrës. Ndërsa e Mërkura është ditë zie Kombëtare dhe të Enjten 28 Nëntor nuk do të zhvillohen festimet e planifikuara për ditën e ngritjes së flamurit.

Kryeministri tha se, “vendi është përballur me një situatë sfiduese, por që po e përballon me të gjitha mjetet e nevojshme”.

Pas kësaj situate pritet të rishikohet sërish buxheti i vitit të ardhshëm, i cili po diskutohej ndërkohë në komisionet parlamentare.

Rama tha se do të rindërtohen të gjitha banesat e prishura në Tiranë e Durrës. Financimi do të mbështetet nga buxheti i shtetit, por nuk do të ketë kufizime edhe për huamarrje nga jashtë. Qeveria ka ngritur Komitetin Kombëtar për Rindërtimin nën kryesimin e Arben Ahmetajt, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe ish ministër i Financave. Ky komitet do të ketë kompetencat e një ministrie të posaçme.

Rama tha në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë se, “Duhet që familjeve në Thumanë t’u rindërtojmë banesat. Një sfidë e madhe, do të bazohemi tek buxheti i qeverisë, te buxheti i bashkive sikundër imponon ligji për gjendjen e jashtëzakonshme, por nuk mjafton. Dhe për këtë po punojmë për një skemë financimi që të na mundësojë një mbulim tërësor. Pa u kufizuar apo pa u mbuluar thjesht me anën tjetër që është mekanizmi i financimit të jashtëm”.

Sipas Ramës,  duhet një Komitet Kombëtar për Rindërtimin. “Duhet t’ia besojmë drejtimin kryetarit aktual të Komisionit të Financave dhe Ekonomisë, për të pasur një individ që ka të gjithë eksperiencën, por nuk ka dhe gjithë ngarkesën e përditshme të një anëtari të kabinetit qeveritar për të pasur një ndërveprim shumë më aktiv dhe shumë më harmonik mes kabinetit”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0