Shpallet fituesi i SuperGeneration. ALBtelecom shpërblen me 2000€ projektin "Traveler"

Shpallet fituesi i SuperGeneration. AlbTelecom shpërblen me 2000€ projektin “Traveler”


Sipërmarrja ende mungon në kulturën e vendit tonë, por nuk mund të jemi të gjithë mjekë apo juristë. Tregu dhe zhvillimet në nivel global kërkojnë që ne të vetëpunësohemi e të shkëlqejmë.

Rrugëtimi disa mujor i projektit SuperGeneration, një nismë nga Albtelecom për mbështetjen e  ideve inovative të të rinjve, është finalizuar me disa fitues.

Tre prej 10 projekteve dhe startup-ve prekën finalen dhe u prezantuan përpara jurisë. Juria e përbërë nga Dorina Cinari, Zv. Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës; Vasil Naci, CEO dhe President i Agna Group; Seyhan Pencablıgil CEO i BKT-së, që prej vitit 2000 dhe Tahsin Yilmaz, CEO i ALBtelecom që prej 2016-të, vlerësuan me çmimin fitues prej 2000 euro aplikacionin Traveler të krijuar nga Mario Alla, student pranë Harry Fultz.

Lexoni: 10 idetë e biznesit në SuperGeneration

Taveler është një aplikacion që shumë shpejt do ta kemi në telefonat tanë. Ai promovon turizimin, duke na njohur me të gjithë muzetë e vendit tonë dhe duke na informuar për historikun e çdo monumenti apo objekti të lashtë. Veçantia e këtij aplikacioni do të jenë avatarët, të transformuar në personazhe që kanë lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë (Gjergj Kastriot Skënderbeu, Ismail Qemali, etj).

Idetë startup që arritën në finale ishin: Mine.al, ideuar nga dy djemtë e apasionuar pas teknologjisë Dorian Kane dhe Kadri Manaj. Ai është një sistem monitorimi i minierave të monedhave virtuale. Një platformë për shkëmbimin e monedhave online për herë të parë në Shqipëri. Ky ishte projekti më i votuar nga publiku, i cili fitoi çmimin prej 500 Euro. Përveç kësaj shume, ALBtelecom surprizoi dy djemtë me 500 Euro të tjera BONUS, duke e çuar çmimin e tyre në 1000 Euro.

Projekti tjetër finalist ishte dhe Portalistudentor.al, ideuar nga Gevio Tabaku. Një startup dhe një komunitet online, ku mund të shprehni mendimet dhe idetë tuaja, ku mund të mësoni online, dhe të thjeshtësoni rrugëtimin tuaj drejt dijes. Ai gjithashtu u vlerësua me një çmim BONUS në vlerën 1000 Euro ofruar nga ALBtelecom (500 Euro) dhe Agna Group (500 Euro).

Lexoni: Mario Alla, djali i robotikës nga “Harry Fultz”

Super Generation mbylli siparin e tij, por ALBtelecom do të vazhdojë të mbështesë talentet e reja dhe të krijojë SuperGjenerata.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0