Shpallen përfituesit e Fondit të Konkurueshmërisë dhe Ekonomisë Kreative - Business Magazine Albania

Shpallen përfituesit e Fondit të Konkurueshmërisë dhe Ekonomisë Kreative


Rritja e konkurueshmërisë së ndërmarrjeve për Qeverinë Shqiptare mbetet një prioritet. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, përmes Fondit të Konkurueshmërisë, ofron mbështetje financiare, bazuar në mekanizmin e ndarjes së kostove, për t’i shërbyer ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përfshi ato prodhuese.

Për vitin 2016, vlera e miratuar e fondit është 28,000,000 Lekë, ku çdo ndërmarrje mikro, e vogël ose e mesme, përfiton deri në 70 % të vlerës totale të projektit, por jo më shumë se 1,400,000 lekë. Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Aprovimit të Grantit (KAG) u shqyrtuan 27 aplikime të mbërritura në sportelin e shërbimeve të SME-ve nga sektorë të ndryshëm. Pas shqyrtimit, duke u bazuar në VKM nr.20, dt. 20.01.2016 dhe kriteret e rregullores së Fondit të Konkurueshmërisë, Komisioni i Aprovimit të Grantit vendosi unanimisht të miratojë dosjet, si më poshtë:

 

Nr

 Kompania

 Vendndodhja

 Sektori

 Projekti i miratuar

Shuma e financuar në lekë

1

Ergotex shpk

Shkodër

Fason (tekstile)

Konsulencë 14001:2008

Certifikim 14001:2008

Konsulencë ISO 9001:2008

1,400,000

2

Eric shpk

Tiranë

Prodhim ,Përpunim Letre

Konsulencë, Certifikim ISO,9001:2008

Konsulencë, Certifikim

ISO 14001:2004

1,400,000

3

Krienko (Blu Sky) shpk

Fier

Fason (tekstile)

Konsulencë, Certifikim ISO, 14001:2004

 Konsulencë, Certifikim

OHSAS 18001:2007

1,400,000

4

Gjergjefi shpk

Korçë

Fason (tekstile)

Konsulencë, Certifikim ISO, 14001:2004

 Konsulencë, Certifikim

OHSAS 18001:2007

1,400,000

5

Çobo shpk

Berat

Prodhim Vere

Pjesëmarrje në Panairin Ningbo, Kinë, (Biletë Avioni+Akomodim)

248.500

6

Shpresa Shkalla shpk

Tiranë

Prodhime Vaji Ulliri

Pjesëmarrje në Panairin Ningbo, Kinë, (Biletë Avioni+Akomodim)

312,256

7

Dhërmiu Olive Oil

Tiranë

Prodhime Vaji Ulliri

Pjesëmarrje në Panairin Ningbo, Kinë, (Biletë Avioni+Akomodim)

470,120

8

Morava shpk

Korçë

Prodhim Mjalti

Pjesëmarrje në Panairin Ningbo, Kinë, (Biletë Avioni+Akomodim)

518.000

9

Çip-Star shpk

Vlorë

Prodhim Patatinash

Pjesëmarrje në Panairin Ningbo, Kinë, (Biletë Avioni+Akomodim)

193,043

 

Fondi i Ekonomisë Kreative (Artizanatit)

Komisioni i Aprovimit të Grantit (KAG) shqyrtoi dosjet aplikuese të paraqitura pranë Sportelit të SME-ve. Gjithsej u paraqitën 4 kompani aplikuese. Duke u bazuar në VKM nr. 25, datë 20.01.2016 dhe kriteret e rregullores së Fondit të Ekonomisë Kreative, Komisioni miratoi dosjet, si më poshtë:

 

Nr

 Kompania

Vendndodhja

 Sektori

 Projekti i miratuar

Shuma e financuar në lekë

1

Arjela Dibra

Shkodër

Punime me thupra

(Riciklim)

Prototipe të reja, Materiale promovuese

500.000

2

Arjela Banushaj

Tiranë

Produkte artizanale për dekor të brendshëm

Prototipe të reja,

Materiale promovuese,

website

500.000

3

Edlira Sulaj

Tiranë

Punime me grep, qëndisje të ndryshme me dorë

Prototipe të reja

Materiale promovuese

500.000

4

Emine Reka

Durrës

Souvenire

Prototipe të reja

Materiale promovuese

500.000

/ekonomia.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0