Shpallen fituesit e konkursit “Ide të Gjelbra” - Business Magazine Albania

Shpallen fituesit e konkursit “Ide të Gjelbra”


Partnerët Shqipëri organizuan në datat 25-26 Maj 2017 në Tiranë, konkursin kombëtar “Ide të Gjelbra 2017”.

Ky ishte viti i gjashtë që Partnerët Shqipëri organizon këtë konkurs i cili synon të mbështesë nisma biznesi që promovojnë përfshirjen sociale, integrimin, punësimin dhe zhvillimin ekonomik lokal nëpërmjet një qasjeje miqësore ndaj mjedisit.

Risia qëndron në bashkëpunimin dhe krijimin e një fondi të përbashkët të krijuar nga dhurime të kompanive vendase dhe institucioneve donatore ndërkombëtare, me mbështetjen institucionale të Fondit Rockefeller Brothers (RBF).

Gjatë dy ditëve të konkurimit, 22 individë, organizata të shoqërisë civile e sipërmarrje të biznesit të vogël prezantuan projekt-idetë e tyre përpara një jurie ekspertësh, e cila përzgjodhi tre idetë më të mira.

Juliana Hoxha, drejtoreshë e “Partnerët-Shqipëri”, u shpreh se këtë vit, si çdo vit tjetër në mbështetëm tre ide, të cilat në fakt janë goxha diverse nga natyra e të bërit biznes, njëra sjell në vëmendje maskat, bërjen e tyre nëpërmjet materialeve të riciklueshme, kryesisht gazetave. E dyta ka të bëjë me krijimin e brendit të Aromatherapy duke përdorur produkte dhe vajra bimorë në fushën e kozmetikës ashtu edhe të hoteleri-turizëm. E treta ka të bëjë më shumë me pjesën e kulturës, kulinarisë në zonën e Gjirokastrës.

Secila nga idetë fituese do të mbështetet financiarisht deri në shumën 800.000 lekë. Bashkëfinancues të këtij fondi janë Fondi Rockefeller Brothers, Banka Credins dhe Telekom Albania.

Fituesit gjithashtu do të jenë pjesë e Konkursit rajonal që do të zhvillohet nga Rockefeller Brothers Fund në Mal të Zi, në Korrik të vitit 2017.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0