Shoqëria ajrore shqiptare Albawings vazhdon suksesin e saj në treg - Business Magazine Albania

Shoqëria ajrore shqiptare Albawings vazhdon suksesin e saj në treg


  • Shoqëria ajrore vendase operon gjashtë destinacione drejt Italisë me një koeficient mesatar ngarkimi prej më shumë se 90%.
  • Albawings e cila u themelua në Shkurt të vitit 2016, është e angazhuar në ofrimin e shërbimeve të një cilësie të lartë dhe biletave me çmim ekonomik.

Tirana International Airport (TIA) ka kënaqësinë të evidentojë progresin e shënuar nga shoqëria ajrore vendase/shqiptare Albawings e cila u themelua në shkurt të vitit 2016 dhe aktualisht operon gjashtë destinacione drejt Italisë me një koeficient mesatar ngarkimi prej më shumë se 90 përqind.

Shoqëria ajrore filloi operimet me një avion të tipit Boeing 737-500, zgjedhja më e mirë për fluturimet në distanca të shkurtra ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë dhe është e angazhuar në ofrimin e biletave me çmim ekonomik.

Albawings ka aktualisht të punësuar rreth 100 njerëz të përkushtuar, ku pjesa më e madhe e tyre zotërojnë përvojë të gjerë në industrinë e turizmit dhe shoqërive ajrore.

Së shpejti, shoqëria ajrore vendase në fjalë pritet të operojë me një avion të dytë Boeing 737-400 me 168 vende që t’i shërbejë numrit në rritje të pasagjerëve të parashikuar për festat e fundvitit.

Ndikuar nga rritja e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve të operuara nga shoqëritë ajrore, trafiku i pasagjerëve të Tirana International Airport u rrit ndjeshëm me 8% në 2016 krahasuar me vitin 2015.

Gjithashtu, Aeroporti ka mirëpritur tre shoqëri te reja ajrore gjatë këtij viti si dhe ka filluar operimin e katër destinacioneve me një total prej 14 shoqërish ajrore të cilat lidhin 36 destinacione përgjatë vitit.

Vetëm pak ditë më parë, aeroporti arriti shifrën e dy milonë pasagjerëve duke shënuar kështu një fazë të rëndësishme zhvillimi.

Së bashku me Albawings, gjatë vitit 2016, dy shoqëri të tjera ajrore filluan operimet në TIA: Volotea Airlines dhe Mistral Air.

Burimi: tirana-airport.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0