Shoqatat e transportit publik i kërkojnë qeverisë të vijojë me subvencionet - Business Magazine Albania

Shoqatat e transportit publik i kërkojnë qeverisë të vijojë me subvencionet

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Inter-Urban u kanë drejtuar një letër kryeministrit dhe ministres së Infrastrukturës dhe energjetikës.

Në kërkesën e tyre ata theksojnë vazhdimin e subvencionit për kompanitë që ofrojnë shërbimine  transportit publik, nisur nga çmimi ende i lartë i naftës.

Kjo kerkesë vjen pas aplikimit të subvencionit të gati 50% të ccmimit të naftës për këto kompani në 3 mujorin e mëparshëm.

Shoqatat e transportit kanë theksuar vazhdimisht nevojën emergjente për mbështetje, ne veccanti duke nisur që nga periudha e pandemisë.

Operatorët theksojnë se sektori aktualisht po has problemate lidhur me veprimtarinë dhe shërbimin e ofruar. Ato flasin për vështirësi në operim; mungesë kompensimi të vazhdueshëm; pamjaftueshmëri e mbështetjes nga organet përgjegjëse; vështirësi me çmimet e larta të naftës në treg dhe pjesëve të këmbimit të nevojshëm për mirëmbajtjen e mjeteve; vështirësi në mbajtjen e punëtorëve dhe mbështetjen e stafit në këtë sektor; si dhe një sërë vështirësish të tjera që bëjnë të pamundur operimin optimal të tyre dhe shërbim me cilësi të lartë.

Për këtë arsye ata kërkojnë takim me institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato vendore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0