Shoqatat e biznesit qeverisë: fiksoni kursin e euros, ose dalim në protestë - Business Magazine Albania

Shoqatat e biznesit qeverisë: fiksoni kursin e euros, ose dalim në protestë

Në një deklaratë të përbashkët, shoqatat e biznesit kanë vënë në dukje shqetësimet dhe dëmet e pësuara nga zhvlerësimi i theksuar i euros ndaj lekut.

Ata njoftuan për dëme të mëdha ekonomike, per eksportuesit dhe ekonominë e vendit.

Alban Zusi, drejtues i Shoqatës së Eksportuesve, tha se, “Pasojat tepër të rënda nga mbiçmimi i lekut me kursin e këmbimit po shfaqin efektet e para. Prej disa muajsh ka humbje dyshifrore dhe po japin efekte drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve, që të ardhurat i kanë nga remitancat, jo pak nga ata që i kanë kredi për shtëpi në euro”. Sipas tij, në veccanti për bizneset eksportuese falimenti është i garantuar.

Sipas tij, bizneset eksportuese kanë ndjekur rrugën institucionale për të adresuar rreziqet me aktorët institucionalë për zgjidhjet. Por, nuk ka pasur një progres, ndërsa regresi i kompanive eksportuese deri në faliment është realitet që përkeqësohet përditë.

Lexo: Un Women: Gratë në Shqipëri shpenzojnë 5 orë në ditë për fëmijët

“Mjerisht ekspertë, këshilltarë ekonomikë të institucioneve qendrore e publike, në të cilët është diskutuar katastrofa ekonomike, për shkak të mbiçmimit të pakontrolluar dhe pashpjegueshëm të lekut nuk kanë vetëdije të plotë mbi rëndësinë e situatës dhe dimensionet e pasojave ekonomike dhe sociale që mund të prodhojë ende në vijim kjo situatë.”

Drejtuesi i shoqatës së fasonëve, Edvin Premçi tha se humbjet mujore të fasonëve janë mbi 9 milionë euro vetëm nga kursi i këmbimit.

Sipas përfaqësuesit të bimëve mjekësore, “Industria më e prekur është ajo e bimëve mjekësore, pasi 100% te kostot e prodhimit i ka në lekë, ndërsa blerjen e lëndëve të para, shpenzimet operative, shitjet në euro e dollarë dhe humbjet jane 17-20% në çdo kompani .

Ata i bënë thirrje qeverisë se nëse nuk do të përcaktojë një kurs fiks, në bazë të rregullave, do të dalin në protestë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0