Shoqata e Peshkatarëve do të menaxhojë liqenin e Prespës

Shoqata e Peshkatarëve do të menaxhojë liqenin e Prespës



Ministri i Bujqësisë dhe Zhvilllimit Rural, z. Niko Peleshi ka qenë i pranishëm në takimin e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, të peshkatarëve të liqenit të Prespës, ku nënshkroi kontratën që ka të bëjë me zhvillimin, bashkëmenaxhimin dhe zgjerimin e aktivitetit të peshkimit për këtë zonë.

“Sot do të firmosim kontratën dhe mbi bazën e kësaj kontrate do të hartojnë në muaj në vazhdim planin e menaxhimit. Bashkëmenaxhimi konsiston në përcaktimin nga ana e ministrisë së numrit të peshkatarëve, që lejohen të peshkojnë në një periudhë 10 vjeçare në liqenin e Prespës, dhe pastaj liçensat e peshkimit i jep vetë Organizata, është shprehur Peleshi. Ai ka theksuar, se, “duke nxitur kooperimin ndërmjet jush, duke i dhënë në dorë instrumentin e menaxhimit ne besojmë që puna, nga ju që jeni pala e interesuar, grup i interesuar mund të bëhet shumë më mirë”.
Peshkimi këtu është një ekonomi mbështetëse, ka theksuar minsitri I Bujqësisë, ndaj menaxhimi i liqenit duhet të jetë në mënyrë të qëndrueshme.

“Ne kemi ardhur me Zv.ministrin Roland Kristo, me deputetin Shalsi, me deputetin Pendavinji dhe me drejtoren e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Na kanë shoqëruar dhe miqtë nga Shkodra, nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, e cila është një organizatë model, që funksion shumë mirë të organiziuar.

Kemi parë një shembull suksesi në atë organizatë që ka transformuar regjimin e shfrytëzimit të liqenit të Shkodrës, nga një situatë ku gjithkush peshkonte për hesap të vetë, ku dëgjohej, siç më kanë thënë, zhurma e gjeneratorëve gjithandej të barkave të peshkimit sot, në një regjim të disiplinuar të menaxhuar nga shoqata. Këtë model duam ta sjellim dhe këtu në Prespë. Tani që flasim është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave, që e përcakton zonën e Prespës si zonë bashkëmenaxhimi. Pra ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë nga një anë dhe organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, që jeni ju, nga ana tjetër.”

“Menaxhimi përmes organizatës është prapë një pjesë e punës, pasi ka sfida të tjera, vështirësi të tjera që lidhet veçanërisht me shitjen, me gjetjen e tregut, me nevojën mbase të një pike grumbullimi, apo me nevojën e aksesit në treg. Në Korçë, unë kam qenë vetë kryetar i Bashkisë së Korçës, dhe vazhdimisht jemi përplasur se si tregtohej dhe vazhdon të tregtohet, jo për fajin tuaj dhe të bashkëshorteve tuaja, por për shkak së ka munguar deri tani një infrastrukturë për tregtimin e peshkut në Korçë. Di që Bashkia e Korçës është duke ndërtuar një markato fantastike, për ushqimet në përgjithësi por do të ketë një seksion të veçantë për mishin dhe për peshkun”.

Ministri ka thënë ndër të tjera, “kjo është një mundësi për të tregtuar peshkun e liqenit. Natyrisht nuk mjafton , e di dhe problematikën dhe specifikën që cironkat e kësaj zone kanë, nuk është si peshku që mund të ruhet në akull, por kërkon të shitet shumë shpejt. Ndaj dhe së bashku me Rolandin që është një nga specialistët më të vjetër dhe më të mirë të sektorit të peshkimit do të zhvillojmë këtu një infrastrukturë dhe një zinxhir të vlerës të peshkimit i cili i përshatet dhe zonës. Një ide është ngritja e një pike grumbullimi për peshkun.

Çdo plan bashkëmenaxhimi miratohet për një periudhë jo më shumë se dhjetë vjet dhe ka si qëllim: nxitjen dhe përdorimin e burimeve të peshkimit, mbi bazën e zhvillimit të qëndrueshëm, duke siguruar në të njëjtën kohë, mirëmbajtjen e tyre në nivele, që arrijnë të plotësojnë nevojat për sot dhe për të ardhmen; mirëmbajtjen, ruajtjen e cilësisë dhe llojshmërisë biologjike të burimeve të peshkimit; nxitjen dhe zbatimin e teknologjisë së përshtatshme për peshkim; shmangien e tejkalimit të kapacitetit të peshkimit etj. Deri tani është hartuar dhe miratuar plani i bashkëmenaxhimit të peshkimit, për OMP Shkodër e Pogradec, përkatësisht për liqenet Shkodër dhe Ohër.

Me shpalljen e liqeneve të Prespës, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi, nënshkrimi i kësaj kontrate do t’i hapë rrugë punës për hartimin e planit të bashkëmenaxhimit për këto liqene.

Kjo formë organizimi ka rezultuar shumë efikase në drejtim të ruajtjes dhe rritjes se rezervës peshkore, menaxhimit më të mirë të burimeve dhe mjeteve peshkore, si dhe në mundësinë që i jepet OMP për të aplikuar për skema mbështetëse në AZHBR. (P.sh. mole të vogla lundruese, qendër grumbullimi peshku apo dhe për rikthimin në traditë me kriposjen dhe tymosjen e tij).

“Ne jemi tani në prag të thirrjes së parë për skemën e mbështetjes financiare ndaj këtu është dhe drejtorja e Agjencisë, e cila financon dhe grantet përmes së cilës ne do të mbështesim pikat e grumbullimit dhe të moleve të peshkimit, të pankinave të ankorimit të barkave që këtu mungojnë dhe janë problem. Mesa di kjo masë do të shkojë deri në 200 milionë lekë. Pra kemi goxha fonde, jo pak, për të mundësuar një gjë që duhet të ishte bërë kohë më parë, por më mirë vonë se kurrë. Pra, vendet e ankorimit të varkave dhe pastaj të gjejmë formulën për ngritjen e një pike grumbullimi për peshkun”, ka nënvizuar në fjalën e tij ministri Peleshi.

Skema kombëtare e Mbështetjes financiare do të mbështesë sektorin e peshkimit, si një sektor i cili ofron mundësi të mëdha punësimi, krahas prodhimit dhe të eksportit.

Kjo skemë do të konsistojë në përmirësimin e menaxhimit të peshkimit me mbështetje deri në 70% të vlerës, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për instalimin e bankinave lundruese prej betoni, nga Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit. Si dhe mbështetje deri në 85 000 (tetëdhjetë e pesë mijë) lekë për njësi sipas faturës tatimore për sistemet e monitorimit të anijes për pajisjet MTU (Njësi Transmetuese të Sinjalit) të instaluara në bordin e anijeve të peshkimit për identifikimin dhe lokalizimin e anijeve nëpërmjet satelitit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0