Shoqata e E-commerce, formalizimi i tregut nuk bëhet me aksione - Business Magazine Albania

Shoqata e E-commerce, formalizimi i tregut nuk bëhet me aksione

Shoqata e E-commerce

Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (Albanian E-Commerce Association – AECA) ka reaguar një ditë pas aksionit të policisë mes kompanive online, duke theksuar se kërkon formalizimin e tregut, por kjo nuk ndërtohet me aksione dhe veprime denigruese. AECA vëren se nisi si një iniciativë private e disa prej aktorëve më të rëndësishëm në industrinë e-commerce në vendin tonë pikërisht për të nxitur rregullimin e tregut. E krijuar si clustër i një aktori të rëndësishëm rajonal si ABSL Albania, AECA gjeti mbështetjen edhe të donatorëvë dhe institucioneve publike si Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Sipas njoftimit, Shoqata u informua nga mediat për aksionin e organeve ligjzbatuese për arrestimin e disa subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tregtisë online.

Ajo konfirmon vullnetin e saj për mbrojtjen e interesave të bizneseve formale që ushtrojnë aktivitetin në industrinë e-commerce, në përputhje me kuadrin ligjor e rregullativ. “Pikërisht, kjo ka qënë një ndër arsyet e krijimit të shoqatës në fillim të këtij viti, në mënyrë që të kishim një zë të unifkuar në mardhënie me organet shtetërore me qëllim përmirësimin e ambjentit të të bërit biznes në tregtinë online në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Formalizimi i bizneseve në këtë industri është një nga fokuset kryesore të aktivitetit të shoqatës AECA dhe këtë e kemi treguar me veprimin tonë të parë që është kërkesa për ndërtimin e urës së komunikimit dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për ndërtimin e një Grupi Pune që do të institucionalizojë mardhënien mes sektorit privat dhe Shtetit.

Me shqetësim konstatojmë se tregu aktualisht ka probleme të shumta dhe po i krijon vështirësi bizneseve që duan të operojnë në këtë industri. Megjithatë kjo problematikë është komplekse duke përfshirë shumë hallka nga baza rregullative e tatimeve dhe doganave, tek proçesi kompleks i fiskalizimit dhe implementimi i tij në terren. Tregtia online është hallka e fundit e proçesit të shitjes së produktit dhe problematikat në informalitet vijnë të mbartura nga të gjitha hallkat paraardhëse. Për këtë arsye presim nga autoritetet trajtimin me kujdes, në mënyrë të drejtë e të pavarur të problematikës së lindur me subjektet nën këtë proces hetimor specifik.

Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elekronike (AECA) mirëpret çdo përpjekje institucionale për formalizimin dhe standartizimin e tregut, por gjykon se taktika të tilla sporadike me fushata agresive dhe denigruese nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, përkundrazi përkeqësojnë klimën e të bërit biznes në këtë sektor.

Në këtë frymë, kërkohet një përkushtim gradual dhe i vazhduar për përmirësimin e klimës së biznesit si një nga format më efektive për luftën kundër evazionit fiskal. Ne besojmë se kjo është e vetmja rrugë për progress afatgjatë, dhe nëse shoqërohet edhe me sensibilizim dhe edukim të konsmatorit, efekti do të ishte edhe më i shpejtë.

Lexo: Policia aksion për informalitetin në tregtinë onlinë. Arrestohen 15 persona

Shoqata AECA është hapur për të bashkëpunuar me çdo institucion shtetëror për këtë problem dhe mbetemi në pritje të krijimit të Grupit të Punës nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zhvillimin më tej të sektorit të shitjeve online në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0