Shoferi i Amazon merr 10,000 dollarë si shpërblim dhe i dhuron për bamirësi! - Business Magazine Albania

Shoferi i Amazon merr 10,000 dollarë si shpërblim dhe i dhuron për bamirësi!

Shoferi i Amazon dhuron 10,000 dollarë për bamirësi pasi u rendit ndër më të mirët!

Gjëja më e mirë për një program që promovon bujarinë është kur përfituesi i atij programi e kalon më tej këtë bujari. Kjo ndodhi me një nga pesë fituesit kryesorë të iniciativës së Amazon “Alexa, Falëndero Shoferin Tim”, e cila siguronte 5 dollarë për çdo shofer të Amazon kur klientët zgjidhnin të thoshin “faleminderit”, përmes pajisjeve Amazon të mundësuara nga Alexa.

Greylon Anthony, një shofer dërgesash me bazë në Charlotte, Karolina e Veriut, mori 10,000 dollarë nga Amazon për t’u renditur si një nga pesë punonjësit kryesorë të nominuar në program. Në vend që t’i mbante paratë për vete, Anthony dhuroi çekun e tij për Spitalin e Fëmijëve Atrium Health Levine për të ndihmuar në blerjen e materialeve të nevojshme dhe për të vazhduar kujdesin e domosdoshëm për pacientët e tij pediatrikë. Sipas Amazon, mbi tetë milionë “falënderime” u lançuan përmes programit që u prezantua dhjetorin e kaluar.

Lexo edhe:Çamërie Mazreku – Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”

“Deri më 8 dhjetor, kemi marrë më shumë se 1 milion ‘falënderime’, duke përfunduar promovimin që ofronte 5 dollarë për çdo ‘falënderim’ për shoferët e kualifikuar,” tha kompania në fund të vitit të kaluar. “Jemi të emocionuar për këtë mundësi të re për të falënderuar këta heronj të përditshëm dhe për t’i dhënë mundësinë klientëve tanë që të na ndihmojnë ta bëjnë këtë.”

Me prezantimin e programit, Amazon tha se do t’u jepte pesë shoferëve që morën më shumë falënderime, nga 10,000 dollarë secilit. Kompania harxhoi fondet e caktuara fillimisht për shpërblimet e shoferëve brenda vetëm një dite. Megjithëse falënderimi i shoferëve nuk do të sjellë më kompensim financiar për shoferët e nominuar, shoferët që janë përzgjedhur do të marrin një mesazh falënderimi dhe vlerësimi në emër të klientit nga kompania. Amazon kishte një rënie prej gati 42% në periudhën njëvjeçare deri të hënën pasdite.

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0