Në këtë Sfidë ishin të ftuar të merrnin pjesë të gjitha shkollat që kanë përfunduar trajnimet e programit “Shkollat e Shekullit 21” dhe kanë pranuar pajisjet Micro:bit. Pas vlerësimit të 120 projekteve të dorëzuara nga shkollat në mënyrë digjitale një juri ekspertësh ka përzgjedhur 20 projektet më të mira për t’u prezantuar në Sfidën e Kodimit në Tiranë. Tema e Sfidës ishte t’i përgjigjej qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara.
Drejtori i British Council për Shqipëri, Angus Bjarnason tha me këtë rast: “Unë jam i impresionuar nga krijimtaria, puna ekipore dhe entuziazmi i nxënësve të cilët i treguan këto përmes projekteve të tyre, duke qenë se këto janë vlerat e profesioneve të së ardhmes. Është e mrekullueshme të shihet ndikimi pozitiv që ka pasur programi në shkollat e Shqipërisë”.
Nxënësit Eva Pjetri dhe Eduart Lufi, realizuan projektin fitues me emër “Safely living/Jetesë e sigurt’’. Synimi i projektit të tyre ishte sensibilizimi i nxënësve dhe komunitetit si të jenë të sigurt në qytetin e tyre përmes parandalimit të rreziqeve në mjediset publike dhe jo publike Vendin e dytë e fitoi shkolla “Edith Durham’’ nga Tirana, ndërsa vendin e tretë ekipi i shkollës ’’Liko Kostandini’’ nga Fieri.
Lexo: Sfida IDEA hap aplikimet për vitin 2020Në këtë ngjarje ishin prezent zv. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Nina Guga, zv. Ambasadori i Britanisë në Shqipëri Jason Ivory, si dhe përfaqësues të Drejtorive Rajonale Arsimore. Zv.Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Nina Guga tha: “Ju përgëzoj për punën e bërë deri më tani, jam shpresë plotë që ky projekt do të masivizohet me më shumë ide tuaja novatore e kreative të cilat do të gjejnë zgjidhje nëpërmjet pajisjeve teknologjike.’’
Me këtë rast, zv. Ambasadori i Britanisë theksoi: “Me rëndësi madhore është fakti që nxënësit në Shqipëri kanë mundësi të jenë në kontakt me mjete mësimore që përdoren prej fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar pasi kështu ngushtohet hendeku digjital ndërmjet tyre dhe ju ofron te njëjtat mundësi punësimi në të ardhmen.“ Dy vendet e para të Sfidës së Kodimit në nivel të vendit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në Sfidën rajonale, e cila do të mbahet si pjesë e Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor në prill 2020 në Tiranë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.