Shkencëtari kryesor i Glaxo Smith Kline do të largohet nga gjiganti farmaceutik, për të ndihmuar një start-up, themeluar nga grupi i miliarderëve që janë në kërkim të pavdekshmërisë.
Hal Barron, do të kalojë për të punuar te Altos Labs në Silicon Valley. Start-upi është fokusuar në teknologjinë anti-plakje dhe synion të zbulojë mënyra për ta realizuar këtë.
Miliarderë, përfshirë themeluesin e Amazon, Jeff Bezos dhe investitorin rus, Yuri Milner, po themelojnë kompaninë e bioteknologjisë.
Barron do të largohet përfundimisht në gusht, për t’u bërë drejtor ekzekutiv i Altos Labs.
Lexo: Si të mbështesni dhe fuqizoni sipërmarrësit e rinj
Kompania ka marrë 3 miliard dollarë financime këtë javë dhe është angazhuar në rekrutimin e shkencëtarëve në mbarë botën për të zbulluar si mund të ndryshojë progresin e moshës. Altos Labs po studion mundësinë e përdorimit të teknologjisë në riprogramimin e qelizave, si një përpjekje për të kthyer mbrapsht orën biologjike, te kafshët dhe potencialisht, te njerëzit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto