Shkencëtarët sfidojnë të pamundurën - Krijojnë një parfum nga kanalizimet! - Business Magazine Albania

Shkencëtarët sfidojnë të pamundurën – Krijojnë një parfum nga kanalizimet!

Shkencëtarët sfidojnë të pamundurën - Krijojnë një parfum nga kanalizimet!

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë novatore për të kthyer një problem të madh në diçka me vlerë, duke shndërruar bllokimet e yndyrshme  dhe të neveritshme të kanalizimeve në përbërës aromatikë që përdoren për parfume dhe produkte kozmetike.

“Kemi zhvilluar një teknikë ku modifikojmë bakteret që të konsumojnë yndyrën nga këto bllokime dhe ta kthejnë atë në përbërës aromatikë të përdorshëm për parfume dhe shamponë,” shpjegon profesori Stephen Wallace nga Universiteti i Edinburgut për STV News në Skoci.

Bllokimet e yndyrshme formohen kur njerëzit hedhin në kanalizime objekte si peceta të lagura dhe mbeturina të tjera të ngurta, të cilat bashkohen me vajrat e gatimit dhe ujërat e zeza, duke krijuar masa të mëdha dhe të pakëndshme. Një nga bllokimet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë, e zbuluar në vitin 2017, kishte një gjatësi prej 250 metrash dhe peshonte 130 tonë. Këto masa shpesh bllokojnë sistemet e kanalizimeve, duke shkaktuar kosto të mëdha pastrimi.

Në Londër, kompania Thames Water shpenzon mbi 22 milionë dollarë çdo vit për pastrimin e tyre, ndërsa probleme të ngjashme hasen edhe në qytete të mëdha si Nju Jorku. Aktualisht, këto masa zakonisht hiqen dhe digjen, duke krijuar një ndikim negativ në mjedis dhe duke rritur shpenzimet. Por profesori Wallace ka propozuar një zgjidhje të re: shndërrimin e bllokimeve të yndyrshme në përbërës aromatikë. Së pari, këto bllokime hiqen nga tubacionet nga kompani të specializuara dhe pastrohen me avull për të eliminuar mikrobet e dëmshme. Më pas, ato infuzohen me baktere të modifikuara gjenetikisht që konsumojnë yndyrën dhe prodhojnë një aromë pishash, shumë të përdorur në industrinë e kozmetikës. “E dimë që bakteret e duan yndyrën, prandaj menduam: pse të mos i riprogramojmë që të konsumojnë këto masa dhe t’i shndërrojnë në diçka të dobishme?” shpjegon Wallace.

Lexo edhe:Lionel Messi lançon parfumin e tij të parë!

Profesori sugjeron se në të ardhmen këto baktere mund të përdoren drejtpërdrejt në sistemet e kanalizimeve për të shpërbërë bllokimet dhe për të reduktuar erërat e këqija. “Imagjinoni kanalizime që jo vetëm pastrohen, por edhe mbajnë një aromë të këndshme,” shton ai. Një krahasim i mundshëm është ambergris-i, një substancë e çmuar që formohet në zorrët e balenave dhe përdoret në prodhimin e parfumeve luksoze. Përveç ndikimit pozitiv në mjedis, ky proces mund të ndihmojë edhe në uljen e kostove të larta të trajtimit të këtyre bllokimeve. “Ne po tregojmë se kjo mund të jetë jo vetëm e përballueshme, por edhe një burim fitimi duke krijuar produkte me vlerë nga mbeturinat,” shpjegon Wallace. Edhe pse ky proces ende nuk është komercialisht i realizueshëm për prodhimin masiv, ekipi i tij po bashkëpunon me partnerë në Mbretërinë e Bashkuar për ta zhvilluar më tej. Ky zbulim premtues mund të jetë një hap i madh drejt një të ardhme më të qëndrueshme. “Ka potencialin të jetë një zgjidhje transformuese për krizën klimatike dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë,” përfundon Wallace.

NYP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0