Shkencëtarët: COVID-19 edhe më i rrezikshëm, përhapet nga ajri - Business Magazine Albania

Shkencëtarët: COVID-19 edhe më i rrezikshëm, përhapet nga ajri

Gazeta The New York Times shkruan se një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende të ndryshme do të botojnë në një revistë shkencore javën e ardhshme një letër të hapur drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Shkencëtarët kërkojnë nga OBSH të ndryshojë rekomandimet për koronavirusin, në mënyrë që të shmangen infeksione të reja.

Shkencëtarët thonë se koronavirusi përhapet nga ajri, pra virusi mund të qëndrojë pezull në ajër në mjedise të mbyllura dhe kur dikush thith ajrin me viruse do të infektohet. Deri tani OBSH i është përmbajtur bindjes se virusi përhapet përmes stërkalave të sekrecioneve nga goja apo hunda që çlirohen nga personi i infektuar gjatë teshtimës apo kollës, por këto stërkala janë të rënda dhe bien shpejt përdhe. Pra nëse një person tjetër qëndron në distancë nuk është në rrezik. Dhe nëse personi i infektuar mban maskë, stërkalat nuk përhapen në ajër.

Por nëse virusi vërtetë përhapet nga ajri, siç shkruan gazeta, me rëndësi të madhe do të jenë masat për ta parandaluar përhapjen. Masat e reja do të përfshijnë vënien e maskave në mjedise të mbyllura, “edhe nëse personat qëndrojnë në distancë larg njëri-tjetrit” dhe se duhet të bëhen të detyrueshme masakat N95 për punonjësit e shëndetësisë pasi këto maska “filtrojnë edhe stërkalat më të vogla të sekrecioneve të përhapura përmes sistemit të frymarrjes nga të sëmurët”.

Po ashtu, sistemet e qarkullimit të ajrit mund të kenë nevojë për modifikime “për të reduktuar në maksimum ajrin e qarkulluar”. Gazeta New York Times shkruan se pas analizimit të emalieve të brendshme të OBSH dhe intervistave me 20 shkencëtarë, përfshirë konsulentë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shfaqet imazhi i një organizate që “megjithë qëllimet e mira, nuk ecën në të njëjtin hap me shkencën”.

The New York Times shkruan se shtimi i numrit të infeksioneve pas rihapjes së bizneseve dhe zyrave “gjithnjë e më shumë” konfirmon atë “që shumë shkencëtarë e kanë thënë prej muajsh: virusi qëndron pezull në ajër në mjedise të mbyllura duke infektuar personat në këto mjedise”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0