Shkenca thotë se prindërit e fëmijëve jo të suksesshëm kanë këto të përbashkëta - Business Magazine Albania

Shkenca thotë se prindërit e fëmijëve jo të suksesshëm kanë këto të përbashkëta


Prindërit e fëmijëve jo të suksesshëm kanë 6 gjëra të përbashkëta

  • Ata janë autoritar

Prindërit autoritar janë kërkues dhe dekurajues për një diskutim të hapur.

Studimet tregojnë se kjo mund të pengojë ecurinë e fëmijës në shkollë.

  • Ata i lejojnë fëmijët të shikojnë televizor që në moshë shumë të vogël

Fëmijët nën moshën 3 vjeç që shohin televizor mund të kenë probleme me fjalorin dhe aktivizimin në shoqëri.

Studimet tregojnë gjithashtu se këta fëmijë janë më arrogant ndaj fëmijëve të tjerë.

  • Ata i bërtasin shumë fëmijëve të tyre

Ofendimet, mallkimet dhe bërtitjet mund të kenë të njëjtin efekt negativ si disiplinimi fizik.

  • Ata janë prindër “detektiv”

Prindërit që i kontrollojnë fëmijët e tyre në çdo hap rrisin nivelin e ankthit dhe depresionit te fëmijët.

Studimet tregojnë se këta fëmijë janë më të mbyllur ndaj ideve të reja dhe më të turpshëm.

  • Ata janë emocionalisht indiferent ndaj fëmijëve

Afrimiteti i pakët nga prindërit për fëmijën pason në disa probleme në sjellje, pasiguri dhe vështirësi emocionale të fëmijët e vegjël por dhe te adoleshentët.

  • Ata i dhunojnë fëmijët e tyre

Sipas studimit fëmijët në klasën e parë me sjellje problematike të cilët prindërit i keqtrajtonin ishin më përçarës.

Kërkimet 50 vjeçare e lidhin keqtrajtimin fizik me probleme të shëndetit mendor dhe vështirësi në njohjen e situatave të reja.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0