Shkenca thotë: puna juaj e keqe po ju shkatërron - Business Magazine Albania

Shkenca thotë: puna juaj e keqe po ju shkatërron


Ajo që shumë njerëz nuk e dinë, është se kënaqësia e punës – duke filluar qysh në fundin e të 20-ave dhe fillimin e të 30-ve – në fakt ka një ndikim tepër të rëndësishëm në jetën tonë dhe mbi shëndetin e përgjithshëm në vitet tona të mëvonshme. Edhe pse ata që ishin më pak të kënaqur me punën e tyre kanë shprehur se puna e tyre ka pasur ndikim në shëndetin e tyre mendor, drejtimin e kënaqësisë në punë – nëse shkonte më mirë ose më keq – kishte një efekt bindës në shëndetin fizik gjithashtu.

Për fat të mirë, një studim i kohëve të fundit tregon se ata që fillojnë me ndjenja negative ndaj punës së tyre, por që në fund përfundojnë shumë të kënaqur që karriera e tyre ka përparuar, nuk kanë të njëjtat probleme shëndetësore si ata që kanë në përgjithësi një rënie të kënaqësisë së punës. Jonathan Dirlam, student i Sociologjisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos dhe autori kryesor i studimit, ndau me ne që punët e hershme ishin më të rëndësishme për përcaktimin e shëndetit në fillim të të 40-ve.

Në fund të fundit, studiuesit kanë vendosur se, nga katër grupe që raportojnë nivele të ndryshme të kënaqësisë në punë gjatë gjithë karrierës së tyre, ata që janë në “grupin e ulët të kënaqësisë” raportojnë rezultatet më të këqija në të gjitha shkallët e shëndetit mendor. Ata treguan nivele të larta të depresionit, rritje në problemet e gjumit, merak dhe ankth më të madh.

Disa efekte negative shëndetësore fizike ishin gjithashtu të dukshme, sipas raportit. Njerëzit të cilët ishin raportuar në grupin e personave me kenaqësi më të ulët kishin probleme të tilla si rritja e dhimbjeve të shpinës dhe ftohje më të shpeshta se sa grupi me kënaqshmëri më të lartë. Shëndeti i përgjithshëm fizik nuk ndryshonte shumë mes grupeve, veçanërisht në diagnostikimet afatgjata shëndetsore si kanceri apo diabeti.

Hui Zheng, profesor i psikologjisë në Universitetin e Ohajos, paralajmëron se në studim janë vetëm pjesëmarrësit në të 40-tat e hershme. “Nivelet më të larta të problemeve të shëndetit mendor për ata me kënaqësi të ulët të punës mund të jenë një shenjë paralajmëruese për problemet e ardhshme fizike”, tha Zheng. Megjithatë, ai paralajmëron se “Rritja e ankthit dhe depresionit mund të çojë në probleme kardiovaskulare apo probleme të tjera shëndetësore që nuk do të shfaqen deri sa ata të jenë të vjetër.”

 

burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0