Kur Alan Bean po kthehej në Tokë nga një udhëtim në Hënë, iu duk sikur udhëtimi përsëri në tokë ishte më e shkurtër. Me gjasë, kështu jeni ndjerë edhe ju kur jeni kthyer nga çfarëdo udhëtimi, sigurisht jo nga Hëna. Ky fenomen është shumë i përhapur, gjë që i ka shtyrë shkencëtarët të përpiqen t’i japin një përgjigje.
Në fillim, ekspertët besuan “efektin e udhëtimit të kthimit” i cili lidhet me familjaritetin me rrugën dhe objektet; kur ne kthehemi, jemi më të vetëdijshëm për mjedisin ku po kalojmë, gjë që ndikon te ndjenja e kohës. Megjithatë, një efekt i tillë u vu re edhe në udhëtimet ajrore, si dhe kur ndiqni një rrugë tjetër.
LEXO: Çfarë thotë shkenca për maskat mbrojtëse?
Në fakt, nuk lidhet me matjen e kohës, por me gjykimin që ne i bëjmë asaj. Kur nisemi për diku, i kushtojmë më shumë rëndësi kohës gjë që të jep ndjesinë sikur koha nuk po ecën.
Po kështu, jemi më të lumtur kur nisemi për në udhëtim, sesa kur kthehemi. Duke qenë se jemi të ngazëllyer, duket sikur duhet shumë kohë për të mbërritur në destinacion, ndërsa kur kthehemi, rrethanat janë ndryshe.
Për eksperimentin e tyre të fundit, shkencëtarët donin të shihnin nëse ne ndienim të njëjtin efekt kur shikonim një video. Kështu që ata luajtën 2 video të të njëjtit person që udhëtonte me një biçikletë. Të dyja videot ishin 7 minuta dhe pjesëmarrësit në eksperiment duhej t’i vëzhgonin ata dhe të shihnin nëse ata mund të ndjenin këtë efekt. Rezultatet: Po, ata e bënë, ata ende menduan se çiklisti arriti më shpejt në shtëpi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.