Shitjet online, shtohen detyrimet për të informuar klientin

Shitjet online, shtohen detyrimet për të informuar klientin

~9 minuta lexim


Platformat e shitjeve online janë zgjeruar ndjeshëm. Kjo ka nxitur institucionet, të rishikojnë sërisht ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Në Kuvend ka mbërritur një projektligj i ri, i cili pritet të diskutohet.

Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit është ndryshuar në vitin 2008 për herë të fundit, me objektiv, përafrimin me legjislacionin europian.

Kësaj radhe, krahas përafrimit të metejshëm (pasi ndërkohë edhe normat europiane për mbrojtjen e konsumatorit kanë ndryshuar), ligji i ri parashikon të shtojë mundësinë e informimit të konsumatorit para blerjes së produktit.

Në morinë e kontratave, parashikohet edhe kontrata e shitjes në largësi. Në këtë rast, blerësi dhe shitësi, nuk janë fizikisht në të njëjtën kohë në kryerjen e shit-blerjes. Kjo është një nga kontratat që mund të përdoret më së shumti për blerjet online.

Megjithatë, ndryshimet e reja, synojnë të shtojnë mundësinë e informimit të klientit, edhe për kontrata me institucione apo shoqëri publike, siç është kontrata e furnizimit me ujë, gaz, energji apo për ngrohje lokale.

Ne rastin e kontratës në largësi, shitësi ka për detyrë të informojë klientin për karakteristikat e produktit, sipas nenit 36 të ligjit.

Detyrimi për informacion për kontratat në largësi dhe kontratat jashtë qendrave të tregtimit

Përpara se konsumatori të ketë lidhur një kontratë në largësi ose një kontratë jashtë qendrave të tregtimit apo të ketë pranuar ndonjë ofertë korresponduese, tregtari i jep konsumatorit informacionin e mëposhtëm, në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme:

a) Karakteristikat kryesore të mallrave apo të shërbimeve, në shkallën e përshtatshme për formën e komunikimit dhe për natyrën e mallrave apo të shërbimeve;

b) Identitetin e tregtarit, si emrin e tij tregtar;

c) Adresën gjeografike, në të cilën tregtari ushtron veprimtarinë, numrin e telefonit, numrin e faksit dhe adresën e postës elektronike të tregtarit, për t’i dhënë mundësi konsumatorit të kontaktojë tregtarin dhe të komunikojë me të, në mënyrë të shpejtë dhe efikase, si dhe adresën gjeografike dhe identitetin e tregtarit, në emër të të cilit ai po vepron, sipas rastit;

ç) Adresën gjeografike të qendrës së tregtarit, nëse është e ndryshme nga adresa e dhënë në përputhje me shkronjën “c”, si dhe atë të tregtarit në emër të të cilit ai vepron, sipas rastit, ku konsumatori mund të adresojë ndonjë ankesë;

d) Çmimin e plotë të mallrave apo të shërbimeve, përfshirë taksat e tatimet, ose mënyrën me të cilën çmimi do të llogaritet, kur natyra e mallrave apo shërbimeve është e tillë që çmimi nuk mund të llogaritet paraprakisht për shkaqe të arsyeshme. Sipas rastit, jepet edhe informacioni mbi të gjitha tarifat shtesë të transportit, të dorëzimit apo ato postare dhe çdo kosto tjetër ose, kur këto tarifa për shkaqe të arsyeshme nuk mund të llogariten paraprakisht, për faktin që për tarifa të tilla shtesë mund të kërkohet pagesë. Në rastin e një kontrate me afat të pacaktuar ose të një kontrate që përmban një abonim, çmimi i plotë përfshin koston e përgjithshme për 8 periudhën e faturimit. Kur një kontratë e tillë ngarkohet me një çmim me tarifë fikse, çmimi i plotë përfshin edhe koston e përgjithshme mujore. Kur kostoja e përgjithshme, për shkaqe të arsyeshme nuk mund të llogaritet paraprakisht, jepet mënyra me të cilën do të llogaritet çmimi;

dh) Koston e përdorimit të mjeteve të komunikimit në largësi për lidhjen e kontratës, kur ajo kosto llogaritet me një tarifë të ndryshme nga ajo bazë;

e) Parashikimet për mënyrën e pagesës, dorëzimin, ekzekutimin, kohën kur tregtari merr përsipër të dorëzojë mallrat ose të kryejë shërbimet, si dhe për procedurën e trajtimit të ankesave që ndjek tregtari, sipas rastit;

ë) Kur ekziston e drejta e heqjes dorë, kushtet, afatin dhe procedurat për ushtrimin e së drejtës në përputhje me pikën 1, të nenit 37/3, si edhe formularin model të heqjes dorë, të paraqitur në shtojcën I(B), bashkëlidhur këtij ligji;

f) Faktin që konsumatori duhet të përballojë koston e kthimit të mallrave, në rast të heqjes dorë nga kontrata, sipas rastit. Për kontratat në largësi, kur mallrat nga natyra e tyre nuk mund të kthehen normalisht me postë, duhet të jepet informacioni mbi koston e kthimit të tyre, sipas rastit

g) Shpenzimet e arsyeshme që konsumatori detyrohet t’i paguajë tregtarit, sipas pikës 3, të nenit 37/6, të këtij ligji, nëse konsumatori ushtron të drejtën e heqjes dorë nga kontrata pasi ka bërë një kërkesë, sipas neneve 36/5, pika 3, ose 37, pika 8, të këtij ligji

gj) Informacionin që konsumatori nuk përfiton nga e drejta e heqjes dorë, në rastet kur kjo e drejtë, në përputhje me nenin 37/8, të këtij ligji, nuk është e parashikuar, ose rrethanat në të cilat konsumatori humbet të drejtën e tij të heqjes dorë, sipas rastit

h) Kujtesën për ekzistencën e detyrimit ligjor të përputhshmërisë së mallrave, në përputhje me nenet 29-31, të këtij ligji

i) Ekzistencën dhe kushtet për asistencë të klientëve pas shitjes, shërbime pas shitjes dhe garancitë tregtare, sipas rastit

j) Ekzistencën e kodeve përkatëse të sjelljes, nëse tregtari ka marrë përsipër t’i bindet kodeve të tilla, si dhe mënyrën se si mund të merren kopje të tyre, sipas rastit

k) Afatin e kontratës ose kushtet për zgjidhjen e kontratës kur kontrata është me afat të pacaktuar apo zgjatet automatikisht, sipas rastit

l) Kohëzgjatjen minimale të detyrimeve të konsumatorit sipas kontratës, sipas rastit; ll) Ekzistencën dhe kushtet e depozitave apo garancive të tjera financiare, që duhen paguar apo paraqitur nga konsumatori, me kërkesë të tregtarit, sipas rastit

m) Funksionalitetin, duke përfshirë masat e zbatueshme të mbrojtjes teknike të përmbajtjes digjitale, sipas rastit

n) Çdo ndërveprueshmëri përkatëse të përmbajtjes digjitale me “hardware” dhe “software” për të cilat tregtari ka dijeni, ose që duhet të 9 ketë dijeni, sipas rastit

nj) Mundësinë e përdorimit të zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve dhe të mekanizmit të vënies në vend të së drejtës, ku tregtari është subjekt si dhe procedurat për përdorimin e saj, sipas rastit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0