Niveli i shitjes së automjeteve në Europë në tre muajt e parë të këtij, është me ritmet më të ulëta të 5 viteve të fundit. Prej vitit 2013, nuk ishte shënuar një nivel shitje vetëm 0.6 % më shumë se një vit më parë, sipas Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Makinave në Bruksel.
Ndikimin kryesor e dha tregu britanik. Me një kërkesë 16% më pak se një vit më parë gjatë muajit mars, dhe 12% për gjithë tremujorin, tregu britanik shënoi nivelin më të ulët të shitjeve në këtë industri ndër vite. Një efekt i ardhur kryesisht nga pasiguritë që po ofron shkëputja e Britanisë nga Eurozona. Por edhe “luftës ekonomike” me SHBA-të.
Shitjet kanë ulur ritmin edhe në tregun italian dhe gjerman. Nga 10 grupet më të mëdha të automobilit, në 8 prej tyre pati ulje të shitjeve në mars. Uljen më të madhe, sipas Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Makinave, e shënuan Ford, Fiat-Chrysler, BMË dhe Nissan.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.