“Shit gjithçka online”, trajnimi dy ditor, i cili zbuloi taktikat e të bërit para online - Business Magazine Albania

“Shit gjithçka online”, trajnimi dy ditor, i cili zbuloi taktikat e të bërit para online

E-commerce albania

Valer Pinderi është themeluesi i Aladini.al, një prej kompanive më të suksesshme të e-commerce në Shqipëri. Pak kohë më parë ai themeloi AECA, shoqata e parë dedikuar E-commerce në Shqipëri duke dhënë kështu një kontribut ndryshe përveç eksperiencës së tij shumë vjeçare në treg. Laidi Ferruni është themeluesi i 123.al, i përfshirë që prej moshës 13 vjeçare në shitjet online brenda dhe jashtë vendit. Ajo që i bashkon është dëshira dhe pasioni për shitjet online dhe përmes eksperiencës së tyre ata u bënë bashkë për të treguar të gjitha taktikat dhe mënyrat se si çdokush mund të gjenerojë para nga tregtia online. Një event 2 ditor intensiv, me pjesëmarrjen e 100 pjesëmarrësve u mbajt në ambientet e Hilton fundjavën e kaluar. 

Tematikat kyçe në të cilat u mbështet takimi ishin:

  • Bazat e konceptit të shitjeve online
  • Fuqia e medias. Çfarë avantazhi ofron epoka e informacionit në të cilën ndodhemi?
  • Si të merrni në kontroll median për veten tuaj dhe për biznesin tuaj në 2023
  • Mekanikat e një dyqani të suksesshëm dhe çfarë mund të shisni nëse nuk keni diçka për të shitur
  • Mënyra të avancuara të shitjes online dhe hyrja tek faqet e shitjeve në formë funnels
  • Bazat e marketingut dixhital për shitjet online
  • Si të përdorni funnels për gjenerim klietësh në mënyrë efektive dhe sesi lidhet me e-commerce
  • Llojet e postimeve në rrjetet sociale dhe metodat më të mira për t’i bërë
  • Hapja e një kompanie jashtë vendit, metodat e pagesës, kostot e menaxhimit të kompanive jashtë vendit
  • Promocionet me pagesë në Social Media dhe 8 llojet më rë mira për të përdorur në 2023

I pyetur për shkakun që e motivoi në mbajtjen e këtij trajnimi dhe nëse mendon se kjo është koha e duhur për shitjet online në Shqipëri, Valeri përgjigjet për Business Magazine: “Ashtu siç e dini unë jam shumë aktiv në rrjetet sociale me kanalin tim të YouTube, TikTok, Instagram etj. dhe shumë njerëz në mënyrë të vazhdueshme më kërkojnë ndihmë në këtë sektor. Kjo ishte nxitja kryesore që me shoqatën e tregtisë online në Shqipëri vendosëm të fokusohemi në një temë që përmbledh konceptin e përgjithshëm të shitjeve online. Më pas u bashkuam me Laidi Ferruni i cili është nga individët e parë që kanë bërë tregti online në Shqipëri dhe e realizuam.”

Valeri u shpreh se tregtia online shihet si një mjet për të kompnesuar gjendjen e varfër ekonomike në vend, gjë që u shfaq edhe në interesin e lartë që pati për këtë event.

“Pritshmëritë tona janë tejkaluar, përveç pjesmarrjes që ishte shumë më e madhe nga parashikimi fillestar ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte vëmendja dhe interesi i pjesmarrësve. Për 12 orë thuajse të gjithë ishin të vëmendshëm gjatë gjithë kohës, me pyetje diskutime dhe interes maksimal.”

Nëse po pyesni veten a do të keni një mundësi të dytë për ta ndjekur këtë event përgjigjia është po. 

“Jo vetëm që do rikthehet një event i dytë, por me shoqatën do të bëjmë të mundur që eventi i dytë të përfshijë shumë më shumë trajnues me eksperiencë, pse jo edhe ndërkombëtare. Hapi i rradhës është panairi i tregtisë online dhe inovacionit me të cilin po punohet tani për të përcaktuar datat dhe partnerët kryesorë”, thotë Pinderi.

Ai e mbyll duke shprehur gjithë entuziazmin e tij për faktin se në këtë industri Shqipëria ka potencialin t’i kalojë limitet e veta dhe të krijojë individë të pavarur nga politika vendase apo nga numri i vogël i popullsisë dhe ekonomia e vogël e vendit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0