Shiriti i parë në botë që trajton simptomat e ADHD në vetëm 20 minuta në ditë - Business Magazine Albania

Shiriti i parë në botë që trajton simptomat e ADHD në vetëm 20 minuta në ditë

Shiriti i parë në botë që trajton simptomat e ADHD në vetëm 20 minuta në ditë

Një start-up inovativ ka marrë përsipër të ndryshojë mënyrën se si trajtohet çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), duke anashkaluar rrugën tradicionale të medikamenteve dhe duke përdorur stimulim të lehtë elektrik në tru përmes një shiriti që vishet vetëm 20 minuta në ditë. Neurode, një kompani australiane e themeluar nga neuroshkencëtarja Nathalie Gouailhardou – e cila u diagnostikua me ADHD që në moshën pesë vjeçare – dhe inxhinieri Damian Sofrevski, ka mbledhur 5.3 milionë dollarë australianë (3.7 milionë dollarë amerikanë) për ta sjellë pajisjen e tyre në treg dhe ka një listë pritjeje me mijëra persona që dëshirojnë ta testojnë produktin që është ende në fazë zhvillimi.

Gouailhardou vetë shpjegon se si funksionon Neurode dhe sa kompleks është çrregullimi neurozhvillimor i ADHD. Për më shumë se 366 milionë njerëz në mbarë botën që jetojnë me ADHD (statistika të vitit 2020 që tani konsiderohen të nënvlerësuara), trajtimi është ende në një fazë prove.

Qëllimi i Neurode është ta bëjë më të lehtë menaxhimin e simptomave të ADHD me stimulim elektrik të lehtë, që dërgohet në korteksin prefrontal (PFC) – zona e trurit që kontrollon funksionet ekzekutive dhe përqendrimin. Përdoruesit kanë raportuar se nuk ndiejnë asgjë, ose vetëm një ndjesi të lehtë shpimi gjilpërash, ndërkohë që medikamentet shpesh shkaktojnë efekte anësore si pagjumësia, ndryshimet në presionin e gjakut, rritje të rrahjeve të zemrës, ankth dhe të përziera.

Lexo edhe: AIDA sjell “Investor Support Days” për të gjithë investitorët e huaj në Shqipëri!

Shiriti vishet për 20 minuta në ditë dhe sipas krijuesve, stimulimi ndihmon në menaxhimin e përqendrimit, kujtesës dhe kontrollit të impulsit – komponentë kyç të funksionit ekzekutiv që bëjnë të përditshmen një sfidë për ata me ADHD. Për më tepër, Neurode lidhet me një aplikacion që monitoron aktivitetin e trurit dhe ofron të dhëna në kohë reale përmes smartphone-it. Kjo mat aktivitetin cerebral dhe ndjek ndryshimet në korteksin prefrontal, që duhet të kontribuojnë në përmirësimin e simptomave.

Gouailhardou u frymëzua të krijojë Neurode pasi përvoja e saj me medikamentet shpesh sillte më shumë probleme sesa ndihmë dhe lehtësim. Pasjisja e shiritit dhe aplikacioni kanë gjithashtu një asistent virtual të quajtur Rae, që ndihmon përdoruesit të reduktojnë mbingarkesën dhe të krijojnë lista detyrash të personalizuara, duke bërë më të lehtë menaxhimin e përditshëm të ADHD.

Në të ardhmen, themeluesit e kompanisë synojnë të zhvillojnë pajisje që monitorojnë rënien konjitive dhe menaxhimin e depresionit.

 

 

 

 

 

 

 

tc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0