Shirat dëmtuan bujqësinë. Paralajmërohet ulje e eksporteve

Shirat dëmtuan bujqësinë. Paralajmërohet ulje e eksporteve


Kulturat bujqësore të dimrit, po eksportohen më pak se një vit më parë. Reshjet e shumta shkaktuan përmbytje në fushat e hapura, duke dëmtuar përfundimisht të mbjelljat për lakrën, lulelakrën, brokolin e luleshtrydhet.

Mersin Lika, prodhues dhe eksportues i produkteve bujqësore, tregon se ka ulur në mënyrë të dukshme eksportet këtë vit. “Për shkak të reshjeve dhe daljes së lumit nga shtrati, është dëmtuar mbi 70% e sipërfaqes së mbjellë. Për këtë arësye nuk po eksportoj më si më parë, ndonëse kërkesa është”, thotë Mersini.

Me tokat e shtrira kryesisht në Gosë të Kavajës, Mersini pak vite më parë eksportonte në më shumë se 40 shtete pjesa më e madhe e të cilave në veri dhe lindje të Europës. Ai siguronte shitjen e prodhimit të të gjithë fermerëve të zonës, krahas prodhimit të tij. Mersini tregon se, “ky është viti i katërt që më dëmtohen të mbjellat nga përmbytjet ndaj do të filloj të tkurr aktivitetin”.

Më pak është prekur prodhimi në sera. Ruzhdi Koni, sipërmarrës për fidanët dhe eksportues i prodhimeve bujqësore, tregon se prodhimet e serave nuk patën dëme të mëdha, Por, ai tregon se prodhimi bujqësor këtë vit rrezikon të humbasë avantazhin kryesor. Atë të prodhimit të hershëm. “Për shkak të shirave, e temperaturave jo të favorshme, mbjellat janë vonuar, duke  shtyrë proshimin me dy javë”, thotë Koni.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0