Shërohet pacienti i parë në Itali, funksionoi ilaçi eksperimental

Shërohet pacienti i parë në Itali, funksionoi ilaçi eksperimental


 Shpresat se ilaçi eksperimental remdesivir mund të kurojë pacientët e koronavirusit u rritën pasi një italian 79-vjeçar, i cili kishte rezultuar pozitiv, u trajtua me këtë ilaç dhe u shërua.

Antivirali u zhvillua nga firma amerikane e ilaçeve Gilead për Ebola-n. Ai u përdor për të trajtuar infermierien skoceze, Pauline Cafferkey, kur ajo pësoi një relaps (rikthim të sëmundjes), 18 muaj pasi u shërua nga sëmundja me të cilën u infektua, ndërkohë që ishte vullnetare në Sierra Leone.

Aktualisht remdesivir është duke u testuar në pesë prova klinike Covid-19, përfshirë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA (NIH) në 13 pacientë të shtruar në spital, pasi u infektuan me koronavirus në bordin e anijes së lundrimit, Diamond Princess në Japoni. Personi i parë që rezultoi pozitiv me virusin në SHBA, u trajtua gjithashtu me ilaçin dhe është shëruar plotësisht.

Një rast i raportuar në New England Journal of Medicine, thoshte që burri filloi të ndihej më mirë brenda ditës së parë, kur filloi të kurohej me remdesivir intravenoz. Të martën në mbrëmje, presidenti i rajonit Liguria në Itali, Giovanni Toti tha se zona kishte parë rastin e parë të vërtetë të kurimit të koronavirusit, një burrë 79-vjeçar i cili u trajtua me remdesivir. Ai do të kthehet së shpejti në shtëpinë e tij në Lombardi.

Bruce Aylward nga Organizata Botërore e Shëndetit tha muajin e kaluar: “Ka vetëm një ilaç tani për tani, që ne mendojmë se mund të ketë efikasitet të vërtetë. Dhe ky është remdesivir.” Deri më tani është vërtetuar se Remdesivir kuron virusin Mers-CoV – shkakun e Sindromës së Frymëmarrjes të Lindjes së Mesme (MERS), tek kafshët.

Aktualisht nuk ka terapi të aprovuara për koronavirusin, por shumë vende janë duke punuar për anti-viruset, me shpresën se mund të japin rezultat kundër infeksionit.

Prova e parë klinike për vaksinat ka filluar në SHBA, pas testimit tek kafshët.

The Telegraph

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0