Në një postim në Facebook, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëron për shërimin e një mjeku dhe të një infermiere, mes 7 qytetarëve që rezultuan negativë në testin ndaj Covid-19.
Lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar me Covid-19, që sot rezultuan negativë në testet e rradhës.
Lexo: Shqipëria Që Duam: Kanali ku mund të komunikoni për problemet tuaja në këtë kohë pandemie
Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.
Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.
“JU LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm”, e mbyll kështu postimin e saj në Facebook Ogerta Manastirliu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto