Shërohen 75% e të infektuarve, vetëm 12 të prekur me COVID-19

Shërohen 75% e të infektuarve, vetëm 12 të prekur me COVID-19


12 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, prej të cilëve 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Gjatë 24 orëve janë shëruar 23 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 170 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar  10438 persona, prej të cilëve janë:

– 868 të infektuar;

– 31 viktima;

–  650 të shëruar;

–  187 të infektuar aktivë.

Lexoni: Bizneset që rinisin punën të hënën dhe protokollet e tyre

Gentiana Qirjako, nga ISHP bëri me dije se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 29 pacientë, ku vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Më pak se 15% e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0