Shërbimet në krye të Inovacionit: Ndërmarrjet e vogla dhe sektorët aktivë të ekonomisë - Business Magazine Albania

Shërbimet në krye të Inovacionit: Ndërmarrjet e vogla dhe sektorët aktivë të ekonomisë

Inovacion

Shërbimet janë kryesore në Inovacion ku të dhënat zyrtare tregojnë se ndërmarrjet që përfshihen në këtë kategori kanë dhënë një fokus më të madh në këtë aspekt.

Publikimi “Aktiviteti i inovacionit në ndërmarrje” i Institutit të Statistikave tregon se aktiviteti i Inovacionit në ndërmarrjet e sektorit të Shërbimeve ishte 46 %  ku ndërmarrjet në aktivitetin e Informacionit dhe Komunikacionit kanë rezultuar aktive në Inovacion me 67,3 %, ndërmarrjet në aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit me 52,7%.

Në total publikimi tregon gjatë periudhës 2020-2022, se 42,9 % e ndërmarrjeve të vrojtuara kryen një aktivitet Inovacioni. Krahasuar me të dhënat e vrojtimit të mëparshëm të Inovacionit me periudhë referuese 2018-2020, aktiviteti i Inovacionit u rrit me 6,3 % (nga 36,6 % në 42,9 %.

Por, si qëndron Inovacioni në sektorë të tjerë përpos Shërbimeve?

Sipas INSTAT në sektorin e Industrisë aktiviteti i Inovacionit rezulton me 39,3 % ku ndërmarrjet në aktivitetin e Energjisë elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ajër të kondicionuar kanë rezultuar aktive në Inovacion me 44,4 %, në Industrinë Përpunuese me 42,0 %. E fundit në listë është Industria Nxjerrëse me 18%.

Gjetjet e INSTAT nënvizojnë se ndërmarrjet në sektorin e Industrisë shënojnë një rritje më të lartë në aktivitetin e Inovacionit me 7,2 pikë përqindje, ndërsa ndërmarrjet në sektorin e Shërbimeve shënojnë një rritje me 5,0 pikë përqindje krahasuar me të dhënat e periudhës së mëparshme.

“Aktiviteti i Inovacionit rezultoi më i pranishëm në grupin e ndërmarrjeve të mëdha, me mbi 250 të punësuar me 66,5 %. Gjithashtu sipas madhësisë së ndërmarrjeve, vihet re se ndërmarrjet e vogla (10-49 të punësuar) kanë pësuar rritje të ndjeshme në aktivitetin e Inovacionit me 7,4 pikë përqindje në rritje. Gjatë kësaj periudhe bizneset e vogla kanë zhvilluar produkte inovative më shpejt se ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha”, nënvizon INSTAT.

Përqindja më e lartë e ndërmarrjeve që zhvilluan inovacione produktesh, inovacione procesesh dhe inovacione produktesh dhe procesesh së bashku rezultuan në sektorin e Shërbimeve.

monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0